Post Covid/Itali, Ministri i Jashtëm Di Maio: Rihapim kantierin 'Made in Italy' për botën

8 Qershor 2020, 16:05| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 16:07

  • Share

Ministria e Jashtme italiane nënshkroi sot Paktin për Eksportet, që do të përmbledhë burimet e jashtëzakonshme të alokuara nga qeveria për rreth 1,4 miliardë euro, të cilat do të forcojnë instrumentet për ndërkombëtarizimin e kompanive.

Kjo mund të lexohet në dokumentin që është nënshkruar midis ministrive, institucioneve dhe përfaqësuesve të aktiviteteve prodhuese, një pakt për të cilin ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio theksoi se “rihapim kantierin ‘Made in Italy’ për botën”.

“Ne kemi kapërcyer periudhën më të errët të kësaj krize shëndetësore. Tani vendi mund të rinisë me kujdes, por me guxim. Dhe, më në fund, motori ‘Made in Italy’, pasuria strategjike e përsosur e ekonomisë dhe sipërmarrjes italiane, mund të kthehet në punë”, tha ai.

Pakti parashikon një strategji të re për ndërkombëtarizimin e sistemit italian të prodhimit.

”Një strategji e mbështetjes publike për kompanitë që përballen me tregjet ndërkombëtare, të cilat do të jenë në gjendje të mbështeten në burime të jashtëzakonshme të vëna në dispozicion të qeverisë për t’i dhënë sistemit të prodhimit një impuls të ri”, shtoi ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?