Foto ilustruese

Ekonomi

Posta dhe hotelet, rritje vjetore të shitjeve mbi 30% në 3 mujorin e dytë

25 Shtator, 16:23| Përditesimi: 25 Shtator, 16:34

  • Share

Aktivitete postare dhe hotelet panë rritjen më të madhe të shitjeve në vlerë në tremujorin e dytë të vitit 2025 në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2024, të nxitura nga rritja e net-qëndrimeve në strukturat akomoduese dhe zgjerimi i tregtisë online.

Në prill–qershor 2025, indeksi i shitjeve për hotelet u rrit me 35.7% në krahasim me periudhën respektive të 2024, raportoi INSTAT, një tendence reflektoi shtimin e kërkesës për akomodim në prag të sezonit turistik. Rritja e investimeve në kapacitete dhe prania e turistëve të huaj duket se kanë ndikuar ndjeshëm. Tremujori i dytë prill–qershor përkon me hapjen e sezonit turistik, ku rezervimet shtohen ndjeshëm sidomos në bregdet dhe në destinacionet kulturore.

Nga ana tjetër rritja e kapaciteteve hoteliere dhe futja në treg e resorteve të reja ka zgjeruar ofertën për akomodim duke ndikuar në shitje më të larta në vlerë. Nga ana tjetër tendenca e rritjes së çmimeve, e nxitur nga kërkesa e lartë dhe kostot e operimit është një faktor tjetër që ka ndikuar në rritjen e indeksit të shitjeve në vlerë.

Rritje të fortë të shitjeve në vlerë për të njëjtën periudhe shënuan edhe bizneset e lidhura me bizneset e postës me 30.6 %, në krahasim me aktivitetet e tjera të ekonomisë. Sipas INSTAT indeksi për këtë sektor u ngjit në 141.47 pikë, krahasuar me 110.88 pikë në tremujorin e dytë 2024. Këto zhvillime lidhen me zgjerimin e tregtisë online dhe kërkesës për shpërndarje të shpejtë.

Konsumatorët po përdorin gjithnjë e më shumë platformat digjitale për blerje, duke shtuar volumet e dërgesave. Kompanitë postare dhe korrierët kanë zgjeruar rrjetin, duke ofruar shërbime më të shpejta dhe më të aksesueshme. Bashkëpunimet me kompani tregtare, farmaci, supermarkete online kanë gjeneruar më shumë volum dërgesash. Tregtia digjitale po rrit hapësirën dhe fitimet për biznes në sektorin postar.

Edhe sektori i bar-restoranteve ka shënuar rritje të konsiderueshme të shitjeve në vlerë me 15 % ndërmjet 3-mujorit të dytë 2025 dhe atij 2024 si rrjedhojë e rritjes së konsumit të brendshëm nga fluksi turistik. Konsumi në restorante dhe bare në zonat turistike dhe në qytetet e mëdha po rritet nga turistët. Por indekset e shitjeve në restorante janë ndikuar edhe nga çmimet më larta, pasi vlera mesatare e faturave është rritur prej çmimeve të ushqimeve dhe kostos së fuqisë punëtore.

Turizmi është faktori kryesor për rritjen shitjeve në hotele dhe restorante, ndërsa ndryshimet strukturore në tregtinë me pakicë drejt blerjeve online po nxisin zgjerimin e shpejtë të shërbimeve postare./Monitor

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?