Foto ilustruese

Sociale

Posta Shqiptare paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese

4 Qershor, 18:56| Përditesimi: 4 Qershor, 18:58

  • Share

Posta Shqiptare paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me mesazhe të paidentifikuara, që i ftojnë ata të klikojnë linqe të dyshimta në emër të Postës.

“Paketa juaj ka mbërritur në magazinën tonë lokale, por nuk është dorëzuar për shkak të një adrese të gabuar të dorëzimit ose informacionit të paplotë. Ju lutem konfirmoni adresën e saktë nëpërmjet lidhjes më poshtë, përndryshe paketa do të kthehet pas 24 orësh”, shkruan mesazhi që ka mbërritur në telefonat e qytetarëve. 

Përpjekje të tilla për të përfituar të dhëna personale të qytetarëve nëpërmjet mashtrimit janë në rritje gjatë muajve të fundit në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Posta Shqiptare u bën thirrje klientëve të saj që të mos bien pre e këtyre tentativave.

“Nëse haseni me mesazhe të tilla, ju lutem mos klikoni asnjë link që ju vjen në teksin e këtij mesazhi dhe mos jepni informacion, sepse mund të marrin të dhënat tuaja,” njoftoi Posta duke u distancuar nga mesazhe të tilla./ Reporter.al

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?