Prej ditësh qeveria ka nisur shpërndarjen e anketës së këshillimit kombëtar, ku qytetarët Shqiptar, do të japin mendimet tyre për disa nga çështjet më të rëndësishme. Kjo është anketa që po shpërndahet në çdo banesë me anë të postës.
"Është një proces që ka nisur dhe po ecën shumë mbarë, Deri tani kemi ndarë 135 mijë pyetësorë. Qytetarët po reagojnë shumë mirë, ata po kërkojnë informacion më shumë dhe po kthejnë zarfet me përgjigjet e tyre. Është e rëndësishme të kuptohet që nuk ka kosto, është e paguar nga posta edhe kryeministria", tha Ervin Bushati, Drejtor i Postës Shqiptare
Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, 12 pyetjet në zarf plotësohen nga kryefamiljari. Pasi rikthehet sërish në postë, zarfi dorëzohet në agjencinë për bashkëqeverisje dhe dialog.
"Pasi e marrim formularin, të dhënat i hedhim në sistem njëjtë sikur të jetë plotësuar online"
Qytetarët kanë të drejte të votojnë fizikisht por edhe online. Por sa formularë kanë plotësuar qytetarët shqiptarë nga banesat e tyre?
"Kthimi i zarfeve të plotësuara është diku te 7500 zarf, ndërkohë po shpërndahen në të gjithë Shqipërinë. Niveli i shpërndarjes në tiranë është 30%, duke qenë se e nisëm si pilot nga kryeqyteti", tha Bushati.
Anketa e Këshillimit Kombëtar, është parashikuar të plotësohet deri më 22 Shkurt. Por sa do të ndikojnë opinionet e qytetarëve të vendimet e qeverisë?
Idiotsi formular... Pse nuk flasin per tematikat sociale pse nuk prekin sistemin ekonomik shqiptar me standartet qe duam nga kjo qeveri! Kerkojme me shume edhe japim me pak! Nuk jam kundra kesaj nisme por Jo Sipas interesit politik! Kerkoni standarte me rroga Alla shqiptarce. Per mua kurre mos hyfshin ne Europe se do ishte katastrofe ekonomike per te gjithe! Do fitonin vetem politikanet si gjithmone njerezit e thjeshte kurre do beheshim me keq se janpor injorance vazhdon ta mberthen kete komb!tymce si perhere edhe formulari!
Përgjigju