Shumica e peshkatarëve britanikë votuan pro Brexitit. Peshkataria ishte një pikë kryesore e grindjeve në negociatat e mes BE-së dhe Britanisë së Madhe. Kryeministri Johnson u kishte premtuar peshkatarëve so do të rifitonin kontrollin mbi ujërat britanikë. Por vetëm shumë pak kohë pasi vendi u largua përherë nga BE-ja, shumë peshkatarë po luftojnë për të mbijetuar.
Tregu i Britanisë së Madhe nuk është i mjaftueshëm
Një syresh është James Green nga Whitstable. Whitstable jeton nga butakët, gocat, karavidhet dhe guackat dhe tani është sezoni i gocave të detit, por që nga 1 janari i këtij viti ai nuk ka shitur asgjë, sepse tregu i tij kryesor është Evropa. "Për momentin po depozitojmë në kosha dyfishin e frutave të detit, sepse nuk po i shesim. Kam 100-120 ton goca deti, gati për tregun në Evropë. Tani nuk e di se ç'të bëj me to. 120 ton nuk mund t'i shes vetëm në tregun e Britanisë së Madhe, se këtu nuk ka kaq treg të madh. Biznesi po vdes." - ankohet peshkatari.
Dhe ky nuk është një problem i përkohshëm ose afatshkurtër. Për arsye higjenike BE e ndalon importin e gocave të gjalla nga vendet jo-anëtare. Dhe Britania e Madhe tani nuk është më anëtare e BE-së.
Një zgjidhje është që butakët të pastrohen para se të eksportohen. Peshkatari Graham West e bën tashmë këtë, por vetëm për tregun e brendshëm britanik. "Gocat e ujërave të kategorisë B kanë mjafte mikrobe. Këtu i rrezatojmë me dritë ultravioletë, sepse ajo i vret mikrobet dhe bakteret," - sqaron ai.
Bllokuar jo vetëm biznesi me Evropën por edhe me Azinë
Të pastruara në këtë mënyrë ato mund eksportohen edhe për Evropë. Por impianti është shumë e vogël dhe nuk përballon shumë tonë. Peshkatari Graham ka ende edhe shumë kërmij të destinuar për tregjet në Azi. Por para se t'i eksportojë, ata duhen zjerë. Dhe këtë ai nuk mund ta bëjë vetë prandaj detyrohet t'ua shesë ato tregtarëve ndërmjetës në BE.
"Këto kosha ishin për Irlandë. Por Irlanda e ka mbyllur plotësisht tregun dhe për shkak të Brexitit nuk mund të shesim më asgjë të gjallë. Frutat e detit po kalben duke pritur në kontejnerë." - thotë peshkatari Graham West.
Kjo do të thotë tani është bllokuar jo vetëm biznesi i tij me Evropën por edhe me Azinë. Peshkatarët e Whitstable janë goditur rëndë. Edhe sepse për momentin, thuajse asnjë britanik nuk ha goca ose karavidhe ngaqë për shkak të pandemisë, restorantet janë mbyllur.
Fundi i pandemisë së paku po duket në horizont, thotë peshkatari James Green. Por ndalimi i eksporteve për në BE, më shkatërroi brenda natës 50 për qind të biznesit. Dhe kjo qe një goditje e papritur./ DW