Për shumë të prekur me COVID-19, pasi kanë kaluar ditët e vështira, përballen me pasojat që ai ka lënë pas. Për disa nga të prekurit pasojat mund të jenë psikologjike, por prej pacientëve pasojnë me dhimbjet e shpinës apo gjymtyrëve të tjera të trupit.
“Kjo që shikoni është e vjetër, dmth nuk është një gjë e krijuar gjatë covid-it, janë probleme të krijuara gjatë jetës për shumë faktorë siç thashë. Por ishte Covid-i ai që ja nxorri në pah dhe në këtë rast. Domethënë ky ishte një rast që e kisha dhe e kam në dorë”, u shpreh fizioterapistja Sidita Haxholli.
Mjekët vlerësojnë se COVID nxjerr në pah problemet shëndetësore që mund të kenë qenë të fshehura. Në rastin konkret, fizioterapistja Sidita Haxholli flet për herniet e fshehura të cilat janë rënduar pasi pacienti ka kaluar COVID-in.
“Në COVID duke qenë se të shkakton zakonisht kollë, p.sh mua kanë ardhur pacientë që nëse e kanë pasur hernien të fshehur, sepse këtë bën Covid-i, që çdo gjë që është e fshehur ose e kamufluar, ai t’i nxjerr në pah. Kanë ardhur njerëz me probleme me hernien, nga kollat ose tështimat që mund të shkaktoj COVID-i, kanë krijuar probleme dhe rishtypje të hernieve. Ose ato që nuk e kanë ditur që kanë pasur probleme me hernien, ja ka nxjerr në pah”, tha Haxholli.
Për pacientët e infektuar me COVID, gjatë kohës që janë në karantinë rrinë shtrirë dhe shumë pak lëvizin. Fizioterapistja Haxholli këshillon që ajëri i pastër dhe ecja në natyrë është kura më e mirë për të rikuperuar veten.
“Do u këshilloja dhe një ecje normalisht dhe nëpër liqen, tek pjesa e liqenit që ka akoma më tepër oksigjen sepse siç dihet duhet cilësia e oksigjenit, jo vetëm oksigjeni, dhe pjesën e të bërit aktivitet fizik. Ajo që është e mirë është joga sepse të ndihmon në mësimin e frymëmarrjes dhe janë ushtrime izometrike dhe izotonike dhe pjesën e pilatesit”, shtoi Sidita Haxholli.
Sado te levizesh prap dhimbjen e shpines do ta kemi shumica nga ne qe e kemi kaluar fatkeqsisht.
PërgjigjuMire shume Fizioterapistsja.. Sqenka keq per ndonje dhimbje shpine dhe barku
Përgjigju