Posterat e Këlliçit, Murati në Report Tv: Të papërshtatshme e të panevojshme! Demokratët janë konservatorë, s’duhet dhënë ky mesazh

26 Prill 2023, 13:00| Përditesimi: 26 Prill 2023, 13:09

  • Share

Analisti i njohur Erl Murati ka komentuar këtë të mërkurë, posterin jo etik të nxjerrë nga kandidati i çiftit Berisha-Meta në Tiranë, Këlliçi. I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Murati analizoi fillimisht situatën e fushatës, e më pas përfaqësimin e Këlliçit përpara kryeqytetasve. Analisti e pa si një fushatë të pa kopsitur, ose të paplotë. Kjo si pasojë e mungesës së një programi ndoshta shumë herë më transparent nga ç’është paraqitur për qytetarët e vendit.

Pra ndonëse teknologjia mund të ishte një ndihmë e madhe për të qenë më pranë qytetarit dhe më transparent, në fakt politika ka zgjedhur që të shfrytëzojë rrjetet sociale për t’i kushtuar rëndësi formës dhe jo brendisë së një programi, shpjegon analisti.

‘Fushata ende nuk është e plotë në të gjitha karakteristikat e saj, s’ka program të detajuar. Ka premtime të shkëputura, por s’ka program të qepur elektoral. Duket se kandidatët po u kushtojnë rëndësi formës dhe jo përmbajtjes. S’di nëse është taktikë apo paaftësi.’- shpjegoi Murati.

Analisti u ndal edhe tek “shpërthimi” i Belind Këlliçit me gjeste në publik, ku thotë se është e panevojshme, e papërshtatshme e madje pa lidhje me ideologjinë që ai pretendon se përfaqëson. Demokratët e vërtetë sipas tij, do duhet të kenë edhe linjën konservatore që supozohet të kenë vetë demokratët, sipas Erl Muratit.

“Nëpërmjet këtij mesazhi a sjell dobi publike? Duhet marrë parasysh impakti që ka ky mesazh. Nuk e quaj skandal, por është i papërshtatshëm dhe i panevojshëm. Duhet parë edhe kë mbështet, duhet patur kujdes që postera që mund t’i shkonin mirë Arlind Qorit s’i shkojnë të djathtëve. Nga ideologjia d.m.th. S’e quaj skandal, por është një mesazh i papërshtatshëm, ka forma të tjera për të ‘luftuar’ korrupsionin.”- vijoi ai.

Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?