Posterat joetike në Tiranë, komisioneri kundër diskriminimit në Report Tv: Patëm shqetësime nga qytetarët, rrezik për fëmijët

28 Prill 2023, 14:08| Përditesimi: 28 Prill 2023, 14:23

  • Share

Shpesh gjuha e përdorur në politikë është shqetësuese, por kjo gjë mesa duket nuk e “shpëtoi” as fushatën. Komisioneri kundër diskriminimit, Robert Gajda u shpreh se një element shqetësues në këtë fushatë, të paktën deri tani kanë qenë posterat e vendosura në Tiranë. 

Gajda u shpreh se morën shqetësime të vazhdueshme për posterat të cilat nuk kanë nxitur urrejtjeje por shenja të papërshtatshme dhe mesazhe jo etike nisur kjo nga posteri i Belind Këlliçit. 

“Fatkeqësisht vëmë re që politika e nxit dhe e shtyn gjuhën disktiminuese. Gjithmonë, jo vetëm në fushtaë. Konkretisht, nuk kemi pasur sinjalizime deri tani për gjuhë urrejtjeje. Ne jemi në monitorim sepse është e pamundur të monitorosh çdo gjë që mund të dalë.”- tha ai.

Ai u shpreh se shqetësimi i qytetarëve ka qenë tek mënyra sesi do perceptohej kjo tek të rinjtë dhe tek fëmijët.

“ I vetmi rast ka qenë lidhur me posterat që vendosen nëpër qytete, ka patur raste të përdorimit të mesazheve dhe shenjave të papërshtatshme, sidomos tek ndikimi tek të rinjtë dhe fëmijët. S’na kanë ardhur denoncime por shqetësime të mëdha mbi përmbajtjen e disa posterave.

Në rastin konkret ka qenë shqetësues për fëmijët.”- tha ai.

Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?