Julian Hodaj, këshilltar në Partinë Socialiste thotë se tu tregosh gishtat e mesit qytetarëve të Tiranës nuk është mënyrë për të luftuar korrupsionin, përkundrazi është diçka skandalozë. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa diskutonte në lidhje me posterin e kandidatit të Berishës e Metës, Belind Këlliçi i cili tregon dy gishtat e mesit, Hodaj u shpreh se ai është poster absurd.
‘Ne duam të hedhim poshtë modelin që keni ngritur ju. Se di nëse korrupsioni është diçka që luftohet me gishtat e mesit. Unë nuk shoh tek ai poster diferencën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ideja e atyre është skandaloze. Ne marrim përgjegjësi, s’ka as gishta as bërryla as grushte! Pamë reagime të shumë komponentëve të shoqërisë. Pamë reagime të organizatave që nuk varen nga qeveria. Ne kemi lloje të tjera mekanizmash nuk dalim në rrugë tu tregojmë gishtat qytetarëve. Ne nuk do të përdornim këto lloj armësh. Tani e panë se kush u tregon gishtat. Për mua është poster absurd që nuk duhet të ishte në rrugët e Tiranës.’- tha Hodaj.
Por ndryshe shprehet Ilir Alimehmeti, kryesuesi i listës për këshilltarë në bashkinë e Tiranës në koalicionin e Berishës e Metës. Alimehmeti tha se ato do të përdori çdo armë të mundshme ndaj korrupsionit.
‘Nuk besoj se ka ndonjë qytetar të Tiranës që nuk kupton se sëmundja e vetme kyçe mos të jetë korrupsioni. Kur unë kam përballë një sëmundje do të përdor çdo armë të mundshme për ta mundur sëmundjen. Ju po diskutoni zgjedhjen e armës, jo problemin e sëmundjes. Ne të gjithë baskë duhet të vepronim e të veprojmë për këtë sëmundje! Vendimet nuk janë rastësore. Ndaj korrupsionit duhet përdorur çdo armë. Ajo është rrënja e çdo të keqe që vjen pas. Ajo nuk shkulet me ledhe, me xhan xhan! Unë besoj se ndaj korrupsionit do të përdorim çdo armë.’- tha Alimehmeti.
Ndërkohë nga ana tjetër sipas Hodajt, ky poster u hodh edhe për të tërhequr vëmendjen e diplomës së Këlliçit, që nga një investigim i kryer nga Shqiptarja.com rezulton se nuk kandidati i Berishës e Metës nuk ka dëftesë pjekurie.
‘U hodh për të tërhequr vëmendjen e diplomës. S’ka problem të mos kesh bërë një shkollë, por të gënjesh është gjë tjetër.’- tha Hodaj.
Por sipas Alimehmetit, ato janë të qetë pasi diploma është origjinale.
‘Mesa kam parë ka vërtetime ka diploma me firma me të gjitha origjinale. Ne jemi shumë të qetë, hajde bëjmë furtunë në një gotë.’- tha Alimehmeti.
Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Gjesti i Këlliçit në poster, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.
Nuk mund ta besoj dot qe nje mjek te flasi me nje gjuhe kaq te dhunshme!Ti perdori armet ne shpin e vet se ne zgjedhje nuk shkohet duke perdorur cdo "arme" dhe semundjet sherohen duke perdorur mjekime.O Alimehmet qenke nje psikopat i lindur mjere pacientet qe vijn ne duart e tua!
PërgjigjuKa te drejte mjeku Alimehmeti... Si mjek,ai e di se,ai gishti ne b.the,dmth preshi,e "sheroj" Tritanin ne Lushnje... Keshtu,me presh ne b.the do ta nxjere,"shpetoje" edhe Belon me 14 popullit i Tiranes....
Përgjigju