Duke folur për transparencën e partive politike në këtë fushatë zgjedhore, Meta tha se nuk bëhet fjalë për transparencë nga ana e Partisë Socialiste sepse janë vendosur billborde të shumtë të Ramës.
Ndërsa teksa u pyet për posterin e Këlliçit me dy gishtat e mesit të vendosur në vende të ndryshme të Tiranës, Meta e cilësoi si të drejtë sepse i drejtohej korrupsionit.
“Është mbytur e gjithë Shqipëria me billbordet e Edi Ramës. Ca të vogla ka Belindi. Gishtat e mesit? Kundër korrupsionit ishin, të drejtë ishin se vetëm për një drejtor nxorën që ka përfituar 25 milionë euro në tenderat e bashkisë”- tha Meta.
Sa i takon mesazheve të automatizuara të Këlliçit në telefonat celularë të qytetarëve të Tiranës, Meta tha se nuk është e njëjta taktikë me qeverinë dhe se nuk ka asgjë të paligjshme në këtë veprim.
“Nuk është e njëjta taktikë, është tjetër të përdorësh të dhënat e shtetit për të bërë presion për të ngarkuar njerëz të shikojnë se çfarë halli ka Sokol Balla, është tjetër të dërgosh një mesazh të përmbajtjes ‘ju lutem votoni për mua apo...’” – shtoi Meta.
Lajmi kryesor:
14 maji: Meta: Ecim të sigurt drejt fitores! Në fokus të fushatës kanë qenë, Këlliçi, Cara dhe Boçi! Rama ka provokuar politizim ekstrem
B.V/ReportTv.al