Posteri i Këlliçit, PD: Gafë e rëndë nga ana e tij, nuk merren votat duke ngritur gishtat! Jemi alternativa e vetme e djathtë

1 Maj 2023, 12:27| Përditesimi: 1 Maj 2023, 14:42

  • Share

Teksa motorët e secilës forcë politike janë ndezur për fushtaën e 14 majit, Partia Demokratike pretendon se është e vetmja alternativë e djathtë. Një deklaratë e përmendur disa herë nga kreu i komanduar, Alibeaj dhe kandidati i PD-së për Tiranën, Roland Bejko, edhe kryesuesja e listave të PD-së në së këshilltarëve në Tiranë, Enriketa Papa e ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, thotë se demokratët duhet të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“Demokratet duhet të jenë pragmatisk, por edhe t’i qëndrojnë edhe boshtit të së djathtës. E vetmja listë me të djathtë është PD pasi listat dominohen nga të majtët. PD për fat të keq e ka një bashkëpunim dhe ndërprerje me Metën. por LSI ka qenë në koalicion me Berishën por në momentin që ka pushuar kjo gjë ata kanë qenë përgjegjës për pushimin nga puna për shumë njerëz. Është e provuar ajo eksperiencë me të. Ata që janë shkëputur nga PD duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre.”- tha ajo.

Papa komentoi edhe posterin e kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçit për Tiranën ku tha se është bajate por edhe gafë e fortë nga ana e tij. Papa tha se një përfaqësues i së djathtës do duhej të mendonte për fyerjet dhe etikën përpara se të bënte një poster të tillë.

“Në 32 vjet politika në vend nuk ka emancipuar në kuptimin e politikave gjinore. Gafë e fortë e Këlliçit. Është e gafë e këshilltarëve të tij që iu kthye në boomerang sepse duhet etikë. Duke qenë një politikan që përfaqëson të djathtët, fyerja që mund t’i bëhet familjeve, është gafë e fortë politike sa i përket fushatës elektoralë. Nuk merren votat duke ngritur gishtat. Është bajate.”- tha ajo.

Papa listoi edhe një sërë problematikash që kanë sot kryeqytetasit.

“Problematika kryesore ka të bëjë më infrastrukturën e lagjeve të Tiranës ku ka mungesë të rrugëve lidhëse na lagjet e Tiranës. Një tjetër problematike janë shërbimet publike, çerdhet, shkollat nëpër lagjet e Tiranës. Njerëzit detyrohen të marrin makinat për të çuar fëmijët në shkollat publike. Mungesë të shërbimit ambulator. Mungesa e ujit 24 orë. Një tjetër problem që është plani apo diskutimi për shembjen e banesave 50 vjeçare. Edhe kullat janë kthyer në problematikë për ta. Por edhe taksat që paguajnë qytetarët.”- tha ajo.

 E pyetur për projektet e Këlliçit, Papa hezitoi të jepte një mendim konkret.

“Është herët për të mbajtur qëndrim.”- tha ajo.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?