Një 35-vjeçar i cili ishte nën masë arresti, është vënë në pranga nga policia, pasi ka postuar në rrjetet sociale video ku shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve.
Policia bën me dije se pas identifikimit në rrjetet sociale, ku i riu keqtrajtonte kafshët, e kanë lokalizuar 35-vjeçar jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", që i ishte caktuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
“Menjëherë pas njoftimit për raste të keqtrajtimit të kafshëve në fshatin Rrasë, të cilat ishin dokumentuar nëpërmjet disa videove të publikuara në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kryen veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi K. M., 33 vjeç.
Ai u lokalizua jashtë banesës së tij, në fshatin Rrasë, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", që i ishte caktuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"”, njoftoi policia mbi këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente
