Bashkia Tiranë

Politikë

Pozicionet vakante në bashkitë e vendit, Rama publikon thirrjet për aplikime: Kemi konceptuar një strukturë të re organizative që do fillojë nga Bashkia Tiranë

21 Korrik, 18:00| Përditesimi: 21 Korrik, 18:09

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale thirrjen për vendet e lira për drejtimin e sektorëve të ndryshëm në bashkitë e vendit, pas valës së dorëheqjeve së drejtorëve dhe krerëve të njësive administrative.

“Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre

APLIKONI me kurajo dhe besim”,- shkruan Rama.

Në postimin e tij, Rama tregon se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera.

“Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore

Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”,- mbyll Rama postimin e tij.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 22/07/2025 10:40

    Bashkia e Tiranës në kohën e lali Erit ka qenë shembullore e shkëlqeu vendin e pastroi nga plerat....tani këto konceptet e reja kush i ka bërë dhe nga kanë dalë.... Erjon Veliajn në burg e futën klanet e ndyra brënda PS sepse e panë si rival dhe gjith populli e di që strumbullari është lubia Balluku,po përdor fjalët e kriminelit Sali non grata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?