Politikë

Poznan, ministrja polake: BE-ja duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor shanse reale për aderim

5 Korrik 2019, 10:20| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 16:32

  • Share

Në samitin e Poznanit, Ministrja polake për Sipërmarrjen dhe Teknologjinë Jadwiga Emilewicz, deklaroi se "Ballkanit Perëndimor duhet t’i jepet jo vetëm shpresë, por perspektivë reale për aderim në BE".

Jadwiga Emilewicz tha gjithashtu se “jemi mbledhur këtu që të japim një mesazh të fuqishëm për të ardhmen e qytetarëve tanë, sipërmarrësve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”. Ajo shtoi  se “tregtia mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është dyfishuar në 10 vitet e fundit”.

Në samitin e Poznanit marrin pjesë përfaqësues të vendeve që janë pjesë e Procesit të Berlinit, një iniciativë për të mbështetur integrimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mal i Zi, Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Bosnje Hrecegovinë dhe Kosovë.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?