Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar reagimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ai u paralajmëruar se do të përjashtohet nga bashkëpunimi me Partitë Popullore Europiane nëse rikthehet në krye të PD-së.
Me anë të një postimi në Facebook, ministrja shkruan se Saliu vijon që të shkulmojë prapa diellit, por sërish nuk pranon të flasë se çfarë e shtyn atë deri në këtë pikë. Ndër të tjera, Spiroplai shkruan se mbështetësit e Berishës të cilët vijojnë ta ndjekin, si nuk marrin vesh asgjë.
‘Saliu sot ka tërë ditën që shkulmon nga mbrapa diellit dhe çfarë nuk thotë përveç asaj që e ka shtyrë të shkulmojë! Dje ka marrë lajmin e keq fare se emri i është fshirë edhe nga lista e miqve në CDU dhe madje se po e vunë në krye, do ta nxjerrin megjithë parti jashtë nga PPE! Mirë Saliu që na ka lënë e bërtet jam gjallë, po të gjallët që vazhdojnë e ndjekin si nuk marrin vesh asgjë xhanëm!’- shkruan Spiropali.
Një ditë më parë deputeti i CDU-së Gunther Krichbaum deklaroi se nëse Sali Berisha vendoset në krye të Partisë demokratike ai do të angazhohet personalisht për të pezulluar procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Por Berisha iu përgjigj duke thënë ai është krejtësisht një qëndrim personal dhe se ndjen keq ardhje për Krichbaum nëse mendon se mund të ndërhyjë në zgjedhjet e PD-së.