TIRANË- Grupi i Partisë Popullore Europian ka vlerësuar arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore me konsensus, duke e cilësuar si plotësimin e një prej kushteve të vendosur nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave.
“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për plotësimin e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në mënyrë që të çelen negociatat", shprehet Michael Gahler, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit.
Ndërkphë, ato bëjnë thirrje edhe për rishikim të ligjit anti- shpifje, për të cilën doli kundër edhe Komisioni i Venecias, me argumentin se rrezikon lirinë e shprehjes.
"Ne insistojmë për anulimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara”, përfundon deklarata.