Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me projektligjin për projektligjin për dekoratat në Republikën e Shqipërisë duke akuzuar mazhorancën për shfrytëzimin e kompetencave të presidentit.
Zhupa është shprehur se kryeministri dhe qeveria e tij janë duke shtuar projektligje të kësaj natyre për të “shfuqizuar” kompetencat e Presidentit. Sipas saj, i gjithë ky proces është një taktikë në mënyrë që individët që dekorohen të jenë të përzgjedhurit “socialist”. E thënë ndryshe, Zhupa është shprehur se edhe me anë të këtij procesi qeveria dëshiron të vjelë PR (njerëz që reklamojnë dhe mbështesin në këmbim të fitimit).
“Ky është një ligj për t’i marrë kompetencat presidentit edhe për dekoratat. Dhe këtë ju e mbuloni se z. Meta kur ishte president dhe dha shumë dekorata dhe kjo gjë mund të kthehej në votë për të. Si çdo gjë tjetër që keni bërë, edhe dekoratat do i merrni.
Projektligji u jep mundësi që këtë kontroll rigoroz i jep mundësinë kryeministrit të kontrollojë 9 anëtarët, nga këta 8 janë të kontrolluar nga Rama. Mjafton të përmendim Akademinë e Shkencave, ai që është i politizuar. Nga ai që shiti partinë për të bërë koalicion nga ju.
keni vendosur limite mbi limite për nr e dekoratave dhe sasinë. Doni t’i bëni edhe ato me plan 5-vjeçar. Si me qenë planet e kohës së komunizmit. Ju vendosni ca akte heroike do ndodhin atë vit etj.Jo vetëm kaq, po presidentit i keni vendosur vetëm 10% tagër për vendimmarrje. Pra si ta ktheni një president, një pushtet që duhet të jetë garant në të gjitha palët e ktheni në kukull.
Ju e tregoni merakun që keni për titujt edhe duke i shpikur. Keni filluar jepni nëpër bashki, njeriu i vitit, i bashkisë etj. Pse i bëni? Se i shfrytëzoni politikisht. Dhe kështu do blini PR (njerëz që reklamojnë dhe mbështesin në këmbim të fitimit).”- tha Zhupa.
Lajmi kryesor:
Qeveria i 'merr dekoratat' presidentit! Zhupa: Po e bëni për qoka! Rama: Vetëm këtu dekorohen të vdekurit! Ja projektligjet që u miratuan në Kuvend
G.MO//ReportTv.al