Prag kualifikueset e Kombëtares/ Ndoji, Uzuni dhe Çekiçi gjejnë rrjetën në Europë! Rejën e tremb Broja (VIDEO)

15 Mars 2021, 12:58| Përditesimi: 15 Mars 2021, 13:46

  • Share

Në prag të dy ndeshjeve të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit kundër Andorës dhe Anglisë në fund të marsit Emanuele Ndoj, mesfushori që luan me Brescia-n, është rikthyer të jetë i rëndësishëm. 24-vjeçari ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe në ndeshjen e fundit ishte heroi, duke realizuar golin e fitores 0-1 kundër Frosinone-s. Në këtë ndeshje Ndoj hyri si zëvendësues në minutën e 61, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme ekipit që e mban larg zonës së ftohtë në Seria B. Rikuperimi i Ndojit është nja lajm tejet pozitiv në një kohë kur Abrashi nuk do jetë i disponueshëm për shkak dëmtimi.

Këtë fundjavë ka shkëlqyer edhe Endri Çekiçi, i cili ka realizuar golin e tretë në fitoren 3-0 të Ankaraguçu kundër Goztepe-s. Ky ishte goli i dytë për Çekiçin në ligën kryesore turke, ndërsa ekipi i tij largohet nga zona e ftohtë.

Sakaq gol të dielën ka realizuar edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar i Ferencvaros ishte autori i një penalltie të realizuar saktë në fitoren 5-2 që ekipi i tij mori kundër Paks. Me këtë fitore Ferencvaros shkëputet ndjeshëm nga kundërshtarët në luftën për titull kampion, pasi vendi i dytë aktualisht është 13 pikë më pak.

Paraqitje tejet pozitive këtë fundjavë kanë bërë Hysaj me Napolin, Nedim Bajrami me Empolin dhe Berisha me Spal. Lajmi i keq është vetëm dëmtimi i Armando Brojës me Vittese-n. Për të dytën javë radhazi sulmuesi largohet i dëmtuar nga fusha, por nuk dihet nëse këtë herë do ia dalë sërish. Momenti i dëmtimit ngjall jo pak frikë për një mungesë të gjatë të tij.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?