STAMBOLL- Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares ka mundur të luajë vetëm një pjesë loje për raundin e tetë në Superligën e Turqisë, pasi ka dalë me karton të kuq.
Bodrumspori i tij luan në udhëtim kundër Kasimpasa, por për 27-vjeçarin gjërat nuk shkuan si duhet në pjesën e parë. Në minutat 22 dhe 45+3, Seferi u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe për rrjedhojë doli jashtë me karton të kuq.
I ftuar nga Sylvinho për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, Seferi e mbyll me karton të kuq këtë javë dhe e diela e gjen në Tiranë së bashku me ekipin kombëtar. Pjesa e parë e sfidës u mbyll 0-0, ndërsa për Bodrumspor në fushë ishte edhe Arlind Ajeti, mbrojtësi që si Seferi do jetë pjesë e kuqezinjve.