Në prag të ndeshjes me Spanjën që luhet të enjten në “Selman Stërmasi” për kualfikueset e Europianit U-21, trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, është shprehur se pavarësisht cilësisë së kundërshtarit do synohet rezultati pozitiv.
Spanjën e njohim dhe dihet potenciali i saj në sulm. Për ndeshjen e nesërme kemi vendosur në momentet e volitshme të sulmojmë dhe pse jo të marrim një rezultat pozitiv.
Alban Bushi
Ndërkohë kapiteni i skuadrës, Keidi Bare, u shpreh se ndjehet shumë i keqardhur që skuadra ka dalë nga objektivi për t’u kualifikuar.
Më vjen shumë keq sepse kemi qenë një ekip I mirë, kemi dominuar kundërshtarët, kemi bërë një lojë të kënaqshme. Më vjen shumë keq që jemi në këto pozicione, në këtë renditje, sepse besoj mund të jepnim më shumë dhe mund të arrinim qëllime të mëdhaja.
Keidi Bare
Pas ndeshjes me Spanjës Kombëtarja U-21 do të luajë të martën në transfertë kundër Estonisë.