Pragu 1 %, Shameti: Kontroll i dyfishtë për deputetët, shmang krahinizmat! Haxhinasto: Qëllimi juaj për të përfituar ndonjë gjë (VIDEO)

30 Tetor 2020, 22:50| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 23:25

  • Share

Ndërkohë edhe pragu zgjedhor prej 1 përqind i vendosur ka hapur debat mes të ftuarve në studio. Deputeti socialist u shpreh se ajo është bërë për të shangur krahinizmat dhe është një kontroll i dyfishtë mbi deputetët.

"Është për të shmangur krahinizmat dhe duhet që një subjekt politik të ketë një shtrirje kombëtare dhe asnjë gjë të kundraligjshme. Është dopio kontroll. Duhet të fitojë një mandat në një zonë të caktuar. Nga qarku në qark, varion nga 8-9 mijë deri në 12500 vota. Në këtë mënyrë shmangim partitë rajonale. Kjo është ideja e varianteve më të mira të mënyrës së garimit. Është shumë demokratike. Një parti mund të jetë brenda së njëjtës listë" - tha Shameti.

Por ish-deputeti i LSI replikon duke u shprehur se këto ndryshime u bënë vetëm që mazhoranca të fitonte diçka në zgjedhjet e ardhshme dhe se nuk mund të bëhen këto ndryshime përpara zgjedhjeve.

"Me sinqeritetin e tij tha thelbin e tij. Tha se ju dolët nga parlamenti dhe se do paguheni këto. Me këto ndryshime që u bënë, qëllimi është që të fitojmë ndonjë gjë tjetër. Nuk mund të bëhen vetëm nga një palë. Ne ndërkombëtarët na kanë vendosur në një përballje për integrimin në BE. Partia e Shametit nuk e kanë hallin tek integrimi por që të kenë ndonjë përfitim elektoral që vjen nga këto artifica. Në cilin kod, thuhet se rregullat e lojës ndryshohen përpara zgjedhjeve. Vendosim që një precedent e shkatërrojmë" - tha Haxhinasto.


Lajmi kryesor:

Kodi zgjedhor, Haxhinasto: Nuk është rritur pesha e votës, vodhët zgjedhjet e 2017 nuk ju beson njeri! Shameti: Vota shkon tek i zoti (VIDEO)


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?