Pranë të sëmurëve me COVID natën e Vitit të Ri! Rrëfimi i kryeinfermierit në Sanatoriumin e Korçës: Pacientët vinin të frikësuar e të trembur

2 Janar 2021, 16:42| Përditesimi: 2 Janar 2021, 17:05

  • Share

Nata e ndërrimit të viteve e gjeti në punë, duke u shërbyer pacientëve. Është kryeinfermieri i Sanatoriumit, Jani Nuno që kanë ndarë emocionet dhe përjetimet me shikuesit e Report Tv.

Ka veshur bluzën e bardhë në vitin 1989 dhe prej asaj kohe vazhdon ta kryeje detyrën me shumë përkushtim.

“Profesioni i infermierit më vonë u bë dëshirë për ne, se më përpara jepeshe një e drejtë studimi që duhet të studioje në shkollë të mesme dhe nuk e dinim ç’ishte. Me mbarimin e shkollës dhe fillimin e punës, atëherë morëm vesh se sa gjë humanitare që ishte dhe çfarë ndjenje kënaqësie e hidhërimi të jepte profesioni i infermierisë”.

Ky profesion e ka bërë të përjetojë momente të vështira, siç është vdekja e një pacienti disa vite më parë.

“Momente shumë të vështira. Me sa më kujtohet ka qenë një djalë rreth 22 vjeç, që erdhi në gjëndje shumë të rëndë  vetëm dy orë e nuk mundëm ta mbanim dot në jetë ,ka qenë një hidhërim që na ka prekur të gjithëve si staf”, thotë Jani Nuno.

Ai rrëfen edhe momentet kur janë ballafaquar me pacientin e parë me Covid-19 në mars të 2020-ës.

“Me sa mbaj mend ka qenë edhe pacienti zero për qytetin e Korçës, që fillimisht na doli testi negativ. Pasi  përsëritjes së testit doli pozitiv. Qe një ndjenjë presioni,mediat socialedomethënë në muajin mars e kemi ndjerë veten vështirë, por sërisht nuk mund të rrinim mënjanë. Pastaj erdhën rastet duke u shtuar deri në periudhën e gushtit, erdhën shumë veta u mbush pothuajse komplet pavioni dhe ruheshim nga të gjithë anët. Po përsëri ku e shikon pacientin që vuan nuk pyet më për gjë”, shton ai.

Ndërsa me familjarët ka mbajtur distancë për shkak të frikës që shkaktoi ky virus.

 “Ne u ndërgjegjësuam që ne do punoninim me diçka që ne nuk e njihnim, nuk dinim çfarë ishte, si e merrnim. Dhe vendsëm një diçka vetë si personel ne do kishim dhe një veshje në punë, kjo veshje do hiqet pa hyrë në shtëpi, do lahet dhe brenda do komunikosh me veshje tjetër.Bëmë edhe diçka tjetër prindërve nuk i’u afruam, vetëm kemi folur në telefon ose nga ballkoni”, vijon Nuno.

Ndërsa nga gushti e në vazhdim rastet me Covid-19 në spitalin e korçës kanë qenë të shumta. Kryeinfermieri i sanatoriumit thotë se pacientët kishin nevojë jo vetëm për shërbim mjekësor, por edhe për mbështetje morale.

”Në muajin gusht kemi kaluar komplet pavionin në shërbim të Covidit dhe vazhdon akoma me këtë shërbim.Periudha e gushtit sado ishte vështirë, por nuk e mendonim këtë frikëne infektimit. Mendonim vetëm se si duhet të shërbenim. Ca ishin në stres të gjithë pacientët. Kishte shumë njerëz që na drejtoheshin c’a do na bëni dhe ne u thoshim jemi këtu për ju 24 orë”.

Infermieria është një profesion i bukur, por jo i mirëpaguar, ndaj disa kolegët e Jani Nunos tashmë po e lënë Shqipërinë.

“Ne na ka ikur një infermiere, dhe në datën 20 të këtij muaji është shkëptur dhe kur e kam përqafuar që iku jam prekur jashtë mase se kemi kaq shumë vite që po punojmë bashkë. Kam edhe dy të tjerë që po bëhen gati të shkëputen nga ne, duke u thënë që nuk e gjeni më këtë vend që vërtet merrni,  po të paktën jemi bashkë. Për mua nuk është mirë”. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 02/01/2021 22:46

    Po per njerezit qe merni ne qafe duke i kuruar per te ftohte dhe jane te semure rende me konvid dhe nderrojne jete pas nje jave te infektini ne Tirane nuk i kini ne koshencen tuaj zoti kryeinfermier?! Vetem para dy muajsh nderroi jete nje 37-vjecar per neglizhencen tuaj Shume PROFESIONALIZEM tek senatoriumi i Korces Mos te rente ne pjese te vesh kembet aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?