Të bësh ski pranë një vullkani që shpërthen nuk është për ata me zemër të dobët, por nuk ishte e mjaftueshme për të penguar një ekip skiatorësh profesionistë kohët e fundit, të cilët rrëshqitën aty ku llava takohet me borën në malin Etna.
Eksperienca e bukur u dokumentua nga Dario Teri, nga Etna Summit Craters, dhe tregon guximtarët duke bërë rrugën e tyre drejt kraterit vonë natën e 11 shkurtit.
Skiatorët më pas mund të shihen duke shijuar shpatet, me llavë që shndërrin në errësirë.
Sipas mediave lokale, Agjencia Italiane e Mbrojtjes Civile megjithatë u bëri thirrje qindra eksploruesve kureshtarë të qëndrojnë jashtë zonës së rrjedhjes së llavës për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Komente
