Kronikë

Pranga avokatit, merrte 15 mijë
euro për leje ndërtimi në Tiranë

8 Maj 2013, 23:13| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Dy avokatë janë vënë në ndjekje penale për akuzën e “Mashtrimit” me shume të mëdha, ku njëri prej tyre ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Bardhi Koçi dhe kolegia e tij e zyrës Alberta Gega, i kanë kërkuar një qytetari 15 mijë euro për t’i siguruar një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës, ndërsa lejen nuk ia kanë nxjerrë.

Premtimi për një leje ndërtimi, si dhe gjetja e një sheshi ndërtimi, është bërë sebepi që një biznesmen t’u japë 15 mijë euro avokatëve Bardhi Koçi e Alberta Gega, kjo e fundit, vjehrra e këngëtares Ingrid Gjoni. Pas nuk rregullonte vetë asgjë, avokatët i kanë premtuar se mund t’ia zgjidhnin këtë problem.

Ndërsa personi që ka dhënë shumën e lekëve, kishte planifikuar të ndërtonte një pallat. Sasia e parave është marrë disa muaj më parë, por që nga momenti i dorëzimit të tyre e deri në momentin e arrestimit, Koçi dhe kolegia e tij Alberta Gega, thuajse nuk kanë bërë asnjë gjë për dhënien e lejës së ndërtimit dhe ndërmjetësimin me disa prej pronarëve të një truallli, me qëllim shitjen e tokës tek biznesmeni.

Nisur nga kjo situatë, biznesmeni emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka vendosur t’i kërkojë llogari herë pas here lidhur me premtimet që dy avokatët i kanë bërë atij. Mirëpo, duke qënë se sërisht nuk ka mundur të zgjidhë problemin, u ka kërkuar avokatit Bardhi Koçi dhe koleges së tij të zyrës Alberta Gegës, kthimin e shumës së parave prej 15 mijë eurosh.

Siç mësohet nga burime pranë prokurorisë dhe policisë së Tiranës, këta të fundit, nuk kanë pranuar t’ia kthejnë eurot e marra, me pretendimin se eurot jua kanë dhënë personave, ku kishin ndërhyrë për të nxjerrë lejën e ndërtimit. Kaq ka mjaftuar që biznesmeni t’i drejtohet komisariatit nr.3 në Tiranë, ku dhe ka bërë denoncimin ndaj dy avokatëve sekserë.

KALLËZIMI NË POLICI

I ndjerë i mashtruar nga dy avokatët, si dhe pa asnjë shpresë për të zgjidhur problemin e tij, biznesmeni ka vendosur t’i drejtohet policisë së Tiranës, ku dhe ka bërë denoncimin.

Pikërisht gjatë marrjes në pyetje, ai ka treguar me detaje të gjithë historinë e mashtrimit dhe premtimet e vazhdueshme që i kanë bërë dy avokatët, Bardhi Koçi dhe avokatia tjetër Alberta Gega, kjo e fundit nëna e Enea Gegës, arrestuar disa herë për “Armëmbajtje pa lejë” dhe që njihet si i fejuari i këngëtares Ingrid Gjoni.

Biznesmeni ka rëfyer se prej disa kohësh, ka dashur të ndërtojë një objekt në Tiranë, por s’ka mundur të sigurojë lejën e ndërtimit, për shkak edhe të “moratoriumit” që i është vendosur lejeve të ndërtimit nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Mirëpo një pengesë të tillë, ka marrë përsipër t’ia zgjidhë avokati Bardhi Koçi dhe Alberta Gega, të cilët, si këmbim i kanë kërkuar shumën prej 15 mijë euro, shumë kjo që do u jepej personave që do miratonin lejën e ndërtimit. Kësaj oferte, biznesmeni i ka dhënë “ok” dhe se ka besuar, se gjithçka do të zgjidhej, por që gjatë kalimit të kohës, në këtë drejtim nuk është bërë asnjë gjë.

Duke menduar se ishte mashtruar nga dy avokatët, biznesmeni ka kërkuar rikthimin e lekëve, por në fakt një gjë e tillë nuk është bërë, me pretendimin se u është dhënë personave të ndryshëm në bashkinë e Tiranës. Nisur nga kjo situate, ai ka vendosur të denoncojë çështjen në polici duke filluar menjëherë hetimet.

PËRGJIMI I TELEFONATAVE

Duket se përgjimi i biesadave telefonike ka çuar hetuesit të çështjes në konkluzjonin se dy avokatët kanë konsumuar elementët e veprës penale të mashtrimit. Bardhi Koçi dhe Alberta Gega, kanë kryer herë pas here biseda telefonike me biznesmenin, i cili u ka kërkuar shumën prej 15 mijë eurove dhe se të gjitha këto biseda janë përgjuar nga ana e policisë dhe prokurorisë.

Menjëherë pas sigurimit të provave është bërë dhe arrestimi i avokatit Bardhi Koçi, ndërkohë që ndaj koleges së tij Alberta Gega, hetimet janë duke vijuar në gjëndje të lirë për akuzën e “Mashtrimit” me shuma të mëdha.

Hetimet rreth kësaj çështje janë duke vijuar për të mësuar dhe pozicionin e disa zyrtarëve të tjerë në bashkinë e Tiranës, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim dy avokatët të dalin para gjykatës së kryeqytetit për t’u njohur me masën e sigurimit që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë.

PRECEDENTI

Si e mashtroi avokatja biznesmenin Daut Mehmeti

Avokatia Alberta Gega, gjatë vitit 2012 është vënë nën akuzë për të njëjtën vepër penale, për shkak se kishte mashtruar biznesmenin Daut Mehmeti. Prokuroria e Tiranës, e ka gjetur fajtore avokaten dhe ka vendosur që dosja në ngarkim të saj t’i referohet gjykatës së Tiranës, për gjykim.

Mirëpo gjatë gjykimit të çështjes, pala mbrojtëse që në këtë rast ka qënë avokati Bardhi Koçi, ka kërkuar pushimin e dosjes për shkak të shkeljes ligjore që prokuroria ka bërë me zëvendësimin e prokurorit, duke vendosur një prokuror në stazh, të quajtur Albert Kuliçi.

Kjo kërkesë është miratuar nga ana e gjyqtarit Arben Micko, i cili ka vendosur të pushojë dosjen. Aktualisht, procesi mësohet se i ka hyrë rrugës së apelimeve, ndërkohë që nuk dihet asnjë gjë rreth fatit të kësaj çështje.

Gati një vit nga mbyllja e kësaj çështje sërisht, Alberta Gega dhe avokati i saj Bardhi Koçi, kanë rënë sërisht në pranga nën akuzën e Mashtrimit me shuma të mëdha. Alberta Gega, dyshohet se ka mashtruar biznesmenin Daut Mehmeti që në vitin 2007, të cilit dyshohet se i ka marrë një shumë prej 108 mijë eurosh, duke i premtuar për një sheshe ndërtimi për pallate, shumë të cilën nuk ia ka kthyer më.

Madje, gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e ka mbajtur në vazhdimësi me premtime për sheshe ndërtimi në vende të ndryshme, të cilat nuk ishin në pronësi të saj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?