Eurot që iu sekuestruan policit Ilir Dizdari

Pranga efektivit të Kavajës, i kërkoi 4 mijë euro një personi për të mos ia arrestuar djalin që theu Aktin Normativ gjatë pandemisë

8 Korrik 2020, 09:00| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 10:03

  • Share

Një punonjes i policisë është arrestuar nga SPAK dhe SHÇBA pasi i kërkoi një personi 4 mijë euro me qëllim favorizimin për të mos ia arrestuar djalin, i cili kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se  në pranga u vu Ilir Dizdari, me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë. Efektivi i policisë dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni dhe ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.

"Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij. I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.  Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga "Kundërshtim i punonjësit të Policisë" në "Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë", oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në  ambientin e biznesit të shtetasit. Mbi bazën e regjistrimit të procedimit penal, në momentin e shkëmbimit të vlerave monetare të kërkuara nga specialisti i Hetimit të Krimeve, në kushtet e flagrancës, oficerët e Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së arrestuan N/Komisarin I.D., si dhe sekuestruan si prova materiale vlerën monetare prej 4 mijë eurosh dhe celularin e tij", thuhet në njoftim.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

Komento

Komente

  • Law: 08/07/2020 12:15

    E keni horrin tuaj ju te PeDese kete te sotmin

    Përgjigju
    • Beni: 24/11/2021 02:15

      O ty tq**sha ropt

  • Zani: 08/07/2020 09:45

    Policia qe duam e Lleshit dhe Veliut. Nje tuf me horra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?