Arrestimi i Agustin Lozano

Pranga presidentit të Federatës Peruane të Futbollit

8 Nëntor, 15:48| Përditesimi: 8 Nëntor, 15:49

  • Share

Presidenti i Federatës Peruane të Futbollit, Agustin Lozano u arrestua nga policia, ndërsa po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Agustin Lozano, presidenti i Federatës së Futbollit u arrestua nga policia pas një bastisjeje në shtëpinë e tij në lagjen San Borja të Limas. Ai akuzohet si drejtuesi i dyshuar i organizatës kriminale të quajtur “Los Galacticos”, si dhe akuza për mashtrim, pastrim parash, korrupsion e të tjera.

"Unë vetëm dua t'i kërkoj familjes time dhe njerëzve që kanë besim tek unë që të qëndrojnë të qetë. Shpresoj që drejtësia të vendoset, gjithçka të sqarohet. Dua vetëm paqe shpirtërore për familjen time dhe për njerëzit që besojnë punën që kam bërë”, tha Lozano pas arrestimit.

Ndaj tij u aplikua masa arrest me burg dhe paraprakisht do të qëndrojë 15 ditë në qeli, ndërsa prokuroria peruane po e heton për përvetësim të fondeve të institucionit peruan të futbollit, favorizim ndaj disa klubeve dhe abuzime me shitjen e biletave, raportoi agjencia Reuters.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babalja: 08/11/2024 16:26

    Kur e ka rradhën presidenti i FSHF?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?