Opinion

Prangat e gabuara policit të Mamurrasit

14 Prill 2021, 10:49| Përditesimi: 14 Prill 2021, 10:52

  • Share

Kërkesë publike!

I nderuar z.Ardi Veliu, i nderuar z.Tonin Vocaj, i nderuar drejtues z.Gjovalin Loka. Hiqni prangat policit të Mamurrasit të prangosur pasi për efekt të detyrës u vetëmbrojt. Kreu një shërbim, kontrolloi tek një lokal për lojëra fati.

Kur ndërroi turnin "gangsterët" banditë i prenë rrugën me Porche dhe nisën ta përçudnojnë, dhunojnë e përdhosin.

Polici? Përdori armën. Fillimisht qëlloi në ajër, pastaj duke u dhunuar sërish humbi kontrollin.Tani fati e deshi pa viktima. Po sikur polici të mos kishte përdor armën askush s’do e mësonte se mes qyteteve tona Far West policët rrihen nga të fortit.

Po kurrë rrihen e dhunohen policat, po arsimtarët, mjekët, shërbyesit publik.

Të nderuar drejtor Veliu, Vocaj, e Lokaj. Mereni në mbrojtje stacionin e Mamurrasit e çdo qyteti e qyteze. Nëse ju nuk mbroni policët si do mbrojnë policët qytetarët?

Arma ka rregulla përdorimi por krimi s’ka rregulla për të dhunuar e hakmarrë!

Nga sot ai polic për maksimumi 60 mijë lekë rrogë ka: hasmëri të hapur, familje të kërcënuar, rrogë të munguar, e pranga në duar.

Kjo pasi shërbeu në drejtimin tuaj e uniformën e shtetit tonë.

Nëse ai ka shkelur më shumë ligjin bëjeni publike, por sa thoni zyrtarisht.... s’ka polic që do jap jetën për sigurinë e rendin.

Njoftimi:

Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërrruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?