Nesër Shkodra po bëhet gati për një protestë të pazakontë, për mbrojtjen e një figure policore të qytetit, që thuhet se është ndëshkuar nga mafioziteti shtetëror, pasi ka goditur kultivimin e kanabisit në zonën e Shkodrës.
Bëhet fjalë për Saimir Rrustemin, ish-Shef i Rendit në qytetin verior, i cili së fundmi ishte transferuar në sallën operative të Policisë në Dibër, ku më pas u arrestua së bashku me 14 punonjës të policisë e ish-zyrtarë.
Arrestimi i tij ka sjellë dhe revoltën e gazetarëve të kronikës në Shkodër dhe në Tiranë, që kanë bashkëpunuar ndër vite me kryekomisarin dhe e vlerësojnë ndër efektivët më të trajnuar që është përballur me shumë grupe kriminale të rrezikshme. Kështu nesër afër gjykatës së Shkodrës është thirrur edhe një protestë qytetare për lirimin dhe imazhin e Saimir Rrustemit.
Ish-shefi i Rendit dhe punonjësit e tjerë të policisë, akuzohen se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në periudha të caktuara për të përfituar fiktivisht tendera me vlera të vogla në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Sipas hetimeve të Prokurorisë veprimet e dyshuara janë kryer gjatë periudhës 2020-2021dhe punonjësit e Auditimit, siç thotë organi i akuzës, dyshohet se në mënyrë të qëllimshme nuk kanë pasqyruar shkeljet e kryera me procedurat e prokurimit.
Kryekomisar Saimir Rustemi ndaj të cilit Gjykata ka vendosur arrest me burg, një muaj më parë është transferuar në sallën operativë të Policisë së Dibrës, dhe akuza e ngritur ndaj tij është e shpërdorimit të detyrës. Sipas burimeve, Saimir Rustemi është vënë në akuzë për një tender të rikonstruksionit të komisariatit të Policisë së Shkodrës, në vlerën 2 milionë lekë.
Gjykata e Shkodrës vendosi arrest me burg për 9 prej të arrestuarve, ndërsa 5 ndodhen në ‘arrest shtëpie’, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.
Disa prej të arrestuarve:
Luida Ujka
Saimir Rustemi- ish-shef i rendit Shkodër
Mustaf Ishmaku
Arsenida Hadri
Veronika Gjanaj- specialiste financiare
Xhavid Isufi- specialist rendi
Rudina Keçi- specialiste finance
Ta bene intrigen kriminelet o shefi, kane skemat e veta ato, Kur ju del kundra shife ca bejne, e gjejne menyren, Kshu ka funksionuar gjithmone ne shqiperi si neper filma Me skema intriga te te heqin nga rradhet e policise
Përgjigju