Shumë shpejt Gjermania do të ndalojë me ligj pirjen e duhanit në makinë, kur pasagjerë janë dhe fëmijët. Nga studimet del se prania nikotinës në makinë është pesë herë më e lartë se në një local apo bar
Gjermania ndalon pirjen e duhanit në automjete kur pasagjerë janë fëmijët ose gratë shtatzëna
Ndalimi parashikohet në projektigjin për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Joduhanpirësve.
Drafti i Ministrit të Shëndetësisë, Karl Lauterbach duhet të koordinohet me ministritë e tjera përpara se të paraqitet në kabinet.
Sipas draftit, ndalimi i pirjes së duhanit, i cili tashmë zbatohet në transportin publik, në të ardhmen duhet të zbatohet edhe në automjete të mbyllura në prani të të miturve apo grave shtatzëna.
Disa shtete federale që nga viti 2019 kanë nisur zbatimin e nismës
duke vendosur gjoba deri në 3 000 euro në rast shkeljeje.
Së fundmi, Dhoma e Lartë e parlamentit gjerman, Bundesrat, vendosi në mars 2022 të paraqesë projektligjin në Dhomën e Ulët, Bundestag.
Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimit të Kancerit, duke deklaruar se përqendrimi i duhanit në automjete mund të jetë pesë herë më i lartë se në ndonjë bar ose lokal.
Për fëmijët dhe të rinjtë, kjo mund të shkaktojë dëmtime në mushkëri, si dhe sëmundje të frymëmarrjes dhe infeksione të veshit të mesëm.