Pranohet gjykimi i shkurtuar për pronarin e banesës ku u kapën 4 ton kanabis në Vlorë

18 Tetor 2019, 20:45| Përditesimi: 18 Tetor 2019, 20:48

  • Share

Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurin e grupit të "Habilajve", Armando Koçerri. Më herët, togat e zeza kanë vendosur ta ndajnë çështjen e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit të Habilajve që akuzohen për trafik droge në bashkëpunim nga Shqipëria drejt Italisë.

I vetmit që qëndron në burg në Shqipëri është Armand Koçerri. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, pritet që në seancën e ardhshme prokuroria të japë konkluzionet përfundimtare për Armando Koçerrin. Ai është pronari i banesës në fshatin Babicë të Vlorës, ku në 2017-ën u kapën 4 ton kanabis. Në atë kohë, prokuroria ngriti akuzën ndaj tij si pjesëtar të grupit të strukturuar kriminal të Habilajve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?