Antwerp i Belgjikës fitoi 1-2 në transfertë me AEK-un e Athinës dhe ia doli të marrë një biletë për në grupet e Champions League. Te belgët bën pjesë edhe Arbnor Muja, sulmuesi anësor që pak kohë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, duke qenë gati për të luajtur me kombëtaren kuqezi.
Mungesa e ftesës nga Kosova ka bërë që Muja të zgjedhë kalimin te kuqezinjtë, me të cilët pritet të bashkohet në dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Çekisë dhe Polonisë.
Trajneri Sylvinho pritet që të shpallë sot listën me emrat e grumbulluar, në të cilën do të ketë disa risi. Duke qenë se ka qenë pjesë e Kosovës, por pa debutuar në ekipin e parë të dardanëve, FSHF është kujdesur që të rregullojë dokumentacionin në FIFA për Mujën dhe Dakun.
Në fushë për 90 minuta me Antwerp, Muja tanimë do jetë pjesë e grupeve të Champions League, teksa është titullar fiks me belgët.