TIRANE-Gjykata e Posaçme për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin ka lënë në burg pa afat të riun nga Durrësi me origjinë nga Skrapari, Arjol Halilaj, i cili u arrestua dy ditë më parë me akuzën e bashkëpunëtorit në atentatin kundër prokurorit Ndoja në 1 nëntor të vitit të kaluar të Shkozet.
Ai akuzohet se ndihmoi autorët, mes tyre të arrestuarin Redjan Rraja që të largohet nga vendi i ngjarjes pas atentatit. Report Tv mësoi dje se përpara grupit hetimor i riu ka pranuar njohjen me Redjan Rrajën por ka mohuar pjesëmarrjen në atentat.
Ariol Halilaj u zbulua nga kamerat e sigurisë, qelizat telefonike se ka qenë pranë vendit të ngjarjes ku autorët lanë makinat pas atentatit dhe që më pas u larguan nga 29-vjeçari, por edhe komunikimet me Rrajën. Po si ndodhi atentati? (lexo ketu).
Ai horri e kishte te shkruar ne balle, perbindesh, vrases me pagese, kriminel, kafshe, nuk kisha pare fytyre me te eger dhe te frikeshme se fytyra e tij
Përgjigju