Pranoi të marrë mandatin e Salianjit, Andrea Mano: PD ka nevojë për reformim

12 Tetor, 13:26| Përditesimi: 12 Tetor, 16:38

  • Share

Andrea Mano, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për kallëzim të rreme, tha se është në pritje të zyrtarizimit të mandatit nga parlamenti. Mano i cili ishte terhequr nga jeta politike prej 2021, tha se do ti bashkohet grupit parlamentar të PD-së, por duke kërkuar reformism të kësaj force politike.

 

“Unë jam në fazën që kam marrë një shkresë nga KQZ për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme. Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë. Unë jam deputet i PD dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD”, tha ai për mediat.

Pyetjes a do ti bashkoheni aksionit opozitar për mosbindje civile Mano përgjigjet:

Pas dorheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirje për reflektim të gjithë PD ndaj ish kryetarit të PD. Dorheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtarëve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur ka qenë një protestë ndaj ish kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike.

Sigurisht që ne kemi qënë pjesë e proçeseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu si ne e mendonim,sepse një pjesë e inturazhit të vjetër politik të zotrisë që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qënë anëtarë kryesie, drejtues senksionesh,dhe grup senksionesh por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie.

Pyetjes nëse Mano do i kthehet politikës pas mbarimit të mandatit si deputet,ai i përgjigjet:

Sigurisht që po,ndaj dëshirën time dhe vullnetin tim,për të qënë përfaqësues i qytetarëve të Korçës ,një përfaqësi e cila pavarsisht përpjekjeve të mëdha në atë kohë nk u arrit për shum arsye por do ti kthehem jetës aktive dhe do përpiqem që atë proçes që nisëm në vitin 2021 ta çojmë deri në fund.

Pyetjes lidhur me reformatimin pas foltores që nuk ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të pakënaqur dhe faktin që opozita nuk po e kthen në një lëvizje qytetare, Mano përgjigjet:

"Ajo që ne besuam të gjithë që pas largimit të ish kryetarit të Partisë Demokratike, riformatimi i Partisë Demokratike, reformimi i saj të themi më mirë ngjalli një shpresë dhe një pritshmëri të madhe si kudo edhe në qytetin e Korçës.  Pavarësisht se ne që dhamë dorëheqjen nga ai kryetar partie u anatemuam si tradhëtarë, u anatemuam si njerëz qe shkelin parimet e PD- së. Me thënë të drejtën gjithë ajo pritshmëri që u krijua, fatkeqesisht ka mbetur vetëm pritshmëri. Duhet një punë shumë e madhe, një qasje e re e PD-së qe ne të kemi mundesi që gjithë këtë grup të madh njerëzish që kanë një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe ndaj qeverisë të bëhen pjesë e projektit tonë opozitar, nuk duhet vetëm një rrugë, nuk duhet vetëm një mënyrë për ti bashkuar këta shqiptarë dhe gjithë keta njerëz të pakënaqur me pushtetin por duhen disa variante, duhen njerëz të rinj që kanë një vizion ndryshe nga menyra e të bërit politikë, njerëz te cilët duhet ti sjellin në fund PD-së atë që i mungon, një projekt i ri , ndryshe nga e kaluara dhe që do të ishte fitues në zgjedhjet e ardhshme."

Si do të bashkëjetoni me një pjesë të grupit parlamentar të PD që në momentin e shpalljes non grata të Z.Berisha atakuan demokratët? 


"Sigurisht që kjo moralisht është gjëja më e dëmshme që mund ti ndodhte PD-së sepse nëse kemi një staturë politike dhe një figurë politike ne duhet të mbajmë qëndrimin tonë. Ketu përmend rastin e grupit që u larguam nga drejtimi i atëhershëm i PD-së pavarësisht anatemimeve që patëm dhe akuzave shumë të rënda nga njerëzit e PD-së që çuditërisht para një muaji na shanë ne dhe na anatemuan me fjalët më të rënda, por pas nje muaji erdhën në rrugën tonë, ju bashkuan foltores asaj që ne mendonim se ishte zgjidhja më e mirë. Pra këta njerëz që brenda një muaji ndryshojnë nga njëra anë në anën tjetër sigurisht që skanë më besueshmëri. Dhe kjo është ajo qasje që kjo PD dhe lideri sot duhet të ketë parasysh per gjithçka nese do një projekt të ri, nese do një qasje të re me qytetarët nuk mund të kesh njerëz që kalojnë nga njëra ane e lisharëses në anën tjetër" tha Mano.

Pritshmëritë që PD të marrë rezultat pozitiv në zgjedhjet e 2025, Mano thotë: 

"Qasja që iu bë PD-së së Korçës, flas për largimin tonë, ka qenë qasja më e gabuar, ne u larguam dhe donim që nëpërmjet saj të jepnim një mesazh gjithë demokratëve të Shqipërisë që rruga që ne po shkonim deri atërhere, kryetari që ne po shkonim deri atëherë, ishte një qasje e gabuar, ishte një kryetar i cili po shihte interesa të vogla personale dhe në deklaraten e asaj kohe pikërisht këto pika kemi përmendur dhe donim të ishte një shkundje për ti rikthyer demokratët në një rruge tjetër, jo në të njëjten rrugë që na shkaktoi 8 vite opozitë, pazare , ngelje pas. Nuk u kuptua fatkeqësisht ajo që ne bëmë por shprespj që sot koha të na ketë dhënë të drejtë dhe të kemi një qasje ndryshe në marrëdhëniet me qytetarët dhe një përfaqësim krejt ndryshe spese ti smund të perfaqësohesh me. te njejtët njerëz që kanë bërë të njëjtat gabime dhe pastaj të vish të thuash na jepni votën se ndryshe folëm atëherë e ndryshe flasim tani. Këtu është qasja e liderit të PD-së mënyra se si ai do e konceptojë, unë jam besimplotë që ne i kemi të gjitha mundësitë që një rezultat fantastik arrihet në Korçë, që ne të ndryshojmë krejtësisht mënyrën se si i shohim qytetarët dhe japim ato që duan."

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?