Kronikë

Organozoi një mbrëmje mature, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit në Berat

9 Korrik 2020, 11:52| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 14:04

  • Share

Një pronar lokali në Berat është gjobitur me 1 milionë lekë të reja nga policia pasi organizoi një mbrëmje mature, në kundërshtim me urdhrin e autoriteteve që nuk e lejojnë diçka të tillë.

Si rrjedhojë policia ka ndaluar zhvillimin e një aktiviteti të tillë që bën grumbuj masiv të personave dhe që për më tepër ishte në ambient të mbyllur dhe pa asnjë masë kundër COVID-19.

Ndërkohë policia e Beratit njofton së në bazë të emrave që disponon po monitoron të gjithë personat e prekur me koronavirus, nëse po e zbatojnë karantinën apo jo.

Ne.k./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?