Foto ilustruese

Kronikë

Pranonte ryshfete për të kryer operacione, nën hetim gjinekologia! Procedimi nis edhe ndaj një gruaje, i dha para mjekes për lindjen e kunatës

24 Nëntor 2021, 12:55| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 13:03

  • Share

BERAT- Policia ka nisur hetime ndaj një mjeke gjinekologe në Spitalin Rajonal të Beratit, pasi rezultoi se gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Policia bëri të mundur evidentimin e Edlira Shkëmbi pas një hetimi 5 mujor, duke provuar korrupsionin pasiv të bërë prej saj me prova ligjore, se në mënyrë të parregullt në disa raste përfitonte nga pacientet vlera monetare të caktuara.

Penalisht është proceduar edhe M.G, e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me qëllim lindjen e fëmijës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme. Ndaj mjekes rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ndaj M.G  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?