Sociale

Pranvera aktivizon alergjitë e stinës, fluks në Elbasan, mjekja: Nga ndotja industriale rëndohet gjendja e pacientëve

8 Prill, 17:03| Përditesimi: 8 Prill, 17:28

  • Share

Stina e pranverës ka aktivizuar alergjitë e stinës. Rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellor kanë shkaktuar fluks vizitash në qendra shëndetësore, poliklinika në Elbasan. Mjekja alergologe Gerta Sinani na njeh  me alergjitë më të zakonshme të stinës, kujdesin që duhet të tregojnë pacientët në mënyrë që të mos e ngatarrojnë me virozat. Ndotja e ajrit e rëndon gjëndjen shëndetësore të pacientëve, sidomos në një qytet me ndotje të lartë si Elbasani.

“Riniti alergjik ka teshtima, të kruarara, sekrecione nazale që shoqërohet me konjuktivitin që përfaqëson sëmundjen më të shpeshtë të syve. Ndërsa pacientët që vuajnë nga astma bronkiale përjetojnë episode me fishkëllima në gjoks, vështirësi në frymëmarrje, shtrëngim në gjoks dhe kollë, fenomene këto që ndodhin më shpesh gjatë natës apo herët në mëngjes”, tha Gerta Sinani, alergologe.

“Nga ndotja industriale rëndohen më shumë se kjo është vënë re shumë në rritjen e sëmundshmërisë”, shton ajo.

Mjekja alergologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Elbasan ndan disa këshilla të vlefshme sesi ti përmballojmë më lehtë alergjitë.

“Sot ka metoda shumë të mira për t’u mbrojtur siç është vaksina”, tha ajo.

Alergjia e ajrit vijnë nga pluhuri, tymerat, poleni i pemëve, lagështia, myku. Kulmi i këtyre alergjive arrin në maj, por kjo është e varur edhe nga kushtet atmosferike.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?