Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë deri ditën e shtunë! Kështu deklaroi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv meteorologia Anila Gjoni nga IGJEUM, e cila theksoi se përgjatë këtyre ditëve në disa zona të vendit do të ketë sërish reshje dëbore. Nga nesër priten kthjellime, por të dielën sipas meteorologes pritet që të rikthehen reshjet e shiut
‘Këto fenomene shpjegojnë se në vend gjatë këtyre ditëve kemi pasur ndërhyrje të masave ajrore me origjinë polare dhe ndikimi i tyre ka sjellë rënien e temperaturave dhe gjithashtu dhe reshjet e dëborës. Ndikimi në këtë muaj i këtyre masave të ftohta nuk është i shpeshtë, pro është i hasur edhe në vite të tjera më para. Si fenomen është i hasur por i rrallë. Është normale s ai përket stinës së ndërmjetme, po lëmë stinën e ftohtë të dimrit dhe nuk është se është diçka e jashtëzakonshme. Gjatë pasdites reshjet do të vazhdojnë kryesisht në pjesën jugor, ku do të jenë me intensitet deri mesatar. Temperaturat presim që të bien për ditën e nesërme në bregdet 8 gradë, në vendet e ulëta 5 dhe në vendet malore -2. Ndërsa ato maksimale do të vardojnë në bregdet 13 gradë në vendet e ulëta 14 dhe në zonat malore deri në 8 gradë. Këto temperature të ulëta do të na shoqërojnë deri ditën e shtunë. Ngjan me muajin e janarit. Nëse i referohemi temperaturat e ditës së shtunë temperature minimale do të jetë deri në -3 gradë. Nesër do të ketë një ndërprerje të reshjeve në Tiranë, të cilat pritet që rikthehen sërish të dielën.’- u shpreh Gjoni.
Në disa zona vendi është përfshirë nga reshje dëbore. Në Dibër dhe në Bulqizë kanë nisur reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur nën 0. Reshjet dëborës ka edhe në rrugën e Arbrit ku mjetet kalojnë me vështirësi. Po ashtu edhe në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët gjatë natës. Temperaturat kanë arritur në vlerat -1 gradë deri në 1 gradë.