Teksa kemi hyrë në stinën e pranverës dhe do të duhet të ishim duke parë lulet e çelura që i jepnin pamje të gjelbërt dhe plot gjallëri vendit, në Korçë vijojnë reshjet e dëborës. Këtë të martë, prej gati një ore, zona të ndryshme në qarkun e Korçës janë përfshirë nga dëbora.
Pamjet me dëborë janë regjistruar në aksin nacional Korcë-Pogradec. Temperaturat janë ulur ndjeshëm ditën e sotme, 4 gradë në Korcë dhe -1 në Pogradec.
Borëpastruesja ndodhet në zonë për të bërë të mundur kriposjen e rrugës për tu mos u regjistruar problematika.
Aktualisht nuk ka asnjë problem në akset nacionale.