Armando Broja

Sport

Detajet e kontratës së Armando Brojës, klauzola në rast se Burnley rrëzohet nga Premier League

13 Gusht, 14:09| Përditesimi: 13 Gusht, 14:12

  • Share

ANGLI - Armando Broja firmosi një kontratë pesë vjeçare me Burnley në Premier League. Klubi i ri i sulmuesit të Kombëtares pranoi të paguante 23 milionë euro te Chelsea, por "The Sun" zbulon detajet e marrëveshjes.

Sipas medies në ishull, shuma do paguhet me këste. Një detaj interesant lidhet me rastin kur Burnley do binte nga Premier League. Sipas dakordësisë, nëse diçka e tillë ndodh dhe Burnley do duhet ta shiste yllin e skuadrës për të siguruar të ardhura, atëherë do duhet të paguajë gjithë shumën e pashlyer te Chelsea në mënyrë të menjëhershme.

Veç Brojës, Burnley siguroi nga Chelsea edhe Lesley Ugochukwo. Dyshja i kushtoi klubit që u ngjit në Premier League 40 milionë euro.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?