Sport

Prapaskena e transferimit të Haaland te Dortmund, Raiola 'dogji' Juventusin dhe Manchester United

30 Dhjetor 2019, 16:16| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 16:24

  • Share

Borussia Dortmund befasoi të dielën pasdite kur në faqen zyrtare njoftoi se kishte arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit Erling Haaland, i cili kërkohej nga klube shumë prestigjioze si Manchester United dhe Juventus. Madje për këta të fundit më herët ishte folur se kishte një marrëveshje.

Mediat ndërkombëtare pas transferimit tregojnë edhe mënyrën se si Dortmund e fitoi garën për 19-vjeçarin që këtë sezon në 22 ndeshje ka realizuar 28 gola në të gjithë kompeticionet. Si Juventus ashtu edhe United kishin rënë dakord në parim me Salzburg, por ajo që bëri diferencën ishte marrëveshja me superagjentin Mino Raiola.

‘Djajtë’ e Premier League u tërhoqën menjëherë sapo dëgjuan kërkesën e Mino Raiola-s, ndërsa Juventus nuk i ofronte më shumë se 11 mln dollar. Në këtë pikë diferencën e bëri Dortmund që për agjentin italo-holandez ofroi 15 mln euro, ndërsa për Salzburg pagoi klauzolën 20 mln euro.

Tashmë është bërë e ditur edhe kontrata e futbollistit të talentuar norvegjez. Ai ka firmosur për 4 vite e gjysëm dhe në sezon do të fitojë 8 mln euro. Në prezantimin te klubi i ri Haland është shprehur: “Të transferohesha te Salcburg ishte vendimi më i mirë që kam marrë deri tani në jetën time. Ndodhën shumë gjëra gjatë vitit të shkuar, kështu që e kam të vështirë ta besoj.

 

U jam shumë mirënjohës të gjithëve në klub që mësova kaq shumë në një kohë të shkurtër. Për mua udhëtimi vazhdon në Dortmund. Do të jetë emocionuese që do të luaj përpara 80 mijë tifozëve.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?