Ilir Meta dhe Yuri Kim

Politikë

Prapaskena/ Lufta e Ilir Metës kundër ambasadorëve amerikanë nga letra sekrete për dëbimin e Xhon Uidhers, sulmet ndaj Donald Lu tek përplasja me Yuri Kim 

24 Prill 2021, 17:29| Përditesimi: 24 Prill 2021, 20:31

  • Share

Faktet, qëndrimet dhe lëvizjet e dukshme politike apo në prapaskenë, identifikojnë Ilir Metën si politikanin e dytë në Shqipëri (pas aleatit të tij Sali Berisha), që udhëheq luftën politike kundër prezencës diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Shpërthimi i mbrëmshëm i presidentit Ilir Meta, me përbetime, dufe emocionale dhe fjalor mejhanesh, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë është akumulim i një nervozmi dhe konflikti të nëndheshëm që ka nisur që në fund të vitit 2015. Rrënjët e përplasjes konsistojnë tek reforma në drejtësi, investimi më i madh i SHBA-BE në Shqipëri, por që Ilir Meta dhe Sali Berisha e shohin si fundin e tyre politik, ku për rrjedhojë e kanë shpallur reformën si komplot të mafies ndërkombëtare, projekt të Serbisë kundër tyre, cenim te sovranitetit etj. 

Sali Berisha u ka shpallur luftë, i ka shpallur non grata, ka kërkuar largimin e pakohshëm si dhe organizuar sulme të egra politike ndaj të gjithë ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, pa përjashtim, që nga viti 1996 deri më sot. Ilir Meta iu bashkua Sali Berishës në frontin kundër përfaqësuesve të qeverisë amerikane në Tiranë, në vitin 2010, kur ishte ministër i Jashtëm, në qeverinë e Sali Berishës. Me porosi të Berishës, Ilir Meta iu drejtuar me një letër Departamentit Amerikan të Shtetit, duke i kërkuar largimin e parakohshëm nga Shqipëria të ambasadorit të atëhershëm amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, me argumentin se kishte kritikuar qeverinë. 

Ambasadori Uidhers kishte mbajtur qëndrime të forta kundër Berishës për Gërdecin, korrupsionin, presionin ndaj drejtësisë, shitjen e detit etj., ndaj Berisha, përmes Metës, kërkoi dëbimin e tij nga Shqipëria. Ilir Meta e mohoi letrën, por ishe përgjigja e DASH ndaj letrës, që nxori zbuluar Metën dhe Berishën. Në përgjigje, DASH refuzonte kërkesën e Metës për largimin e ambasadorit, duke theksuar se qëndrimet e tij përfaqësonin qeverinë amerikane. 

Pas zbulimit të skandalit, Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë doli me një deklaratë të forta, ku mes të tjerash thoshte se “Ilir Meta në shërbimin e tij të radhës, ka firmosur dhe dërguar pranë departamentit Amerikan të Shtetit tekstin e shkruar nga Sali Berisha, që si fryt i mediokritetit e fodullëkut politik të këtij pushteti të korruptuar, kanë menduar një komplot e puç diplomatik qesharak, me synim për të hequr qafe ambasadorin e një vendi mik që për Sali Berishën dhe Ilir Metën përbënte vetëm pengesën e radhës. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë çfarë është shkruar në fletërrufenë që kanë dërguar në emër të popullit këta dy përfaqësues të interesave të errëta private e jo të shqiptarëve”. 

Në shtator të vitit 2010, Uidhers përfundoi misionin diplomatik në Shqipëri dhe në dhjetor 2010 u pasua nga Alexandër Arvizu. As Arvizu nuk u shpëtoi sulmeve të PD-LSI, por megjithatë Meta nuk artikuloi sulme të drejtpërdrejta drejt tij. Në vitin 2013, Azviu e konsideroi rrëzimin e Berishës nga pushteti po aq të rëndësishëm sa rrëzimin e Ramiz Alisë në vitin 1992. 

Avizu u larguar mes sulmeve të Berishës në janar të vitit 2015 dhe në Shqipëri erdhi, po në muajin janar, Donald Lu, i cili do të mbahet mend gjatë për angazhimin e tij për hartimin, miratimin dhe nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi. Konflikti i dyshes Berisha-Meta me Donald Lu ishte i pashmangshëm, pasi reforma në drejtësi do të shembte një sistem që kontrollohej nga kjo dyshe. 

Në korrik të vitit 2016, Donald Lu kulmoi presionin ndaj PD-LSI për të votuar ndryshimet Kushtetuese, të cilat projektonin reformën në drejtësi, ndërsa Ilir Meta kërcënonte që do të jepte dorëheqjen si kryetar i Kuvendit, me alibinë se duhej konsensusi i aleatit të tij, Sali Berisha. Reforma u miratua me 140 vota nën kërcënimin e SHBA. Pas përplasjeve të forta në 2015, Berisha dhe Meta u bashkuan në vitin 2016 për t’u mos u ndarë më, pikërisht në emër të kundërvënies ndaj reformës, e cila dy vjet më pas do të jepte efektet e para, duke shkrirë KLD-në, boshatisur Gjykatën e Larë dhe Kushtetuese, organe të cilat në përbërje të tyre kishin gjyqtarë të emëruar nga PD-LSI, si ushtarë të besuar.  

Frontit kundër reformës iu bashkuan edhe shoqata e gjyqtarëve, ish-anëtarë të KLD dhe sidomos Adriatik Llalla, në atë kohë kryeprokuror, i emëruar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, si i besuar i tyre. Është epika beteja e tyre e përbashkët kundër Vetingut dhe ligjeve të reformës në Gjykatën Kushtetuese deri në Komisionin e Venecias. Kur Departamenti Amerikan i Shtetit e futi Adriatik Llallën në listën e zezë në vitin 2018 për mbrojtje të politikanëve të korruptuar, Llalla tha se në maj të vitit 2015 ambasadori Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës për korrupsion. Llalla shtoi se jo vetëm kishte refuzuar kërkesën për arrestimin e Metës, por kishe shkuar dhe raportuar tek Meta. 

Lu mohoi kërkesën për arrestimin e Metës, ndërsa tha “Ish-prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij”. Megjithatë, përplasja e Lu me Metën sa vinte e thellohej që në muajit e parë kur ambasadori amerikan erdhi në Tiranë. 

Në nëntor të vitit 2020, Ilir Meta zbuloi se i kishte nisur një letër Departamentit Amerikan të Shtetit kund Lu. Nuk dihet nëse letrën kundër Lu, e ngjashme me letrën kundër  Uidhers, Meta e kishte nisur kur ishte kryetar Kuvendi apo President. “Ka pasur një deklaratë, që ambasadori amerikan, ka kërkuar falje në atë kohë, që minoi funksionimin e KED. Ka ardhur 10 ditë për të më kërkuar falje. Më kapte Arta Daden. Ka pasur një letër nga ana ime për institucionet amerikane, për sjelljen e tij të papërgjegjshme, dhe në fund fare tha se më gënjyen socialistët”, ka pohuar Meta. 

Në shtator të vitit 2018 ambasadori Lu mbaroi misionin në Shqipëri dhe u largua. Në 22 janar 2020, në Shqipëri mbërriti ambasadorja amerikane Yuri Kim. Përplasjet nisën që ditët e para me Ilir Metën dhe Sali Berishës, pikërisht për shkak të angazhimit të fortë të Yuri Kim në mbrojtje dhe për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilët Ilir Meta e shpalli komplot ndërkombëtar. 

Në maj të vitit 2020, Ilir Meta shpalli një platformë me 14 pika për reformën në drejtësi, e cila u hodh poshtë nga SHBA-BE, si tentativë për të sabotuar reformën. Disa ditë më pas, ambasadorja Yuri Kim artikuloi një mesazh të fortë teksa tha se “Shpresoj të mos ketë asgjë të vërtetë për thashethemet për një marrëveshje në të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme, progresi duhet të vazhdojë”.

Konflikti kulmoi kur Ilir Meta dhe Sali Berisha nisën një sulm të egër ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i cili ishte i vetmi mes anëtarëve të Gjykatës së Lartë që refuzoi mesazhin e darkës Meta-Berisha në janar të vitit 2012, për të shpallur të pafajshëm Metën, për të cilin prokuroria kërkon dënimin për 2 vite burg për korrupsion. Dvorani votoi kundër pafajësisë së Metës dhe manovrës për ta shpallur video-skandalin në zyrën e Dritan Priftit si montazh. Refuzimi i Dvoranit për t’u përulur para presionit politik mendohet se është edhe arsyeja se sulmit të Metës dhe Berishës kundër tij. 

Në qershor të 2020, Meta dhe Berisha arritën të shkarkonin Dvoranin si kryetar i KED, përmes një vendimi të dyshimtë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas shkarkimit si anëtar i Gjykatës së Lartë, nisi një diskutim për rikthimin e Dvoranit në KED, nisur nga precedenti i Arta Markut, e cila edhe pse u largua si kryeprokurore, çoi deri në fund mandatin si anëtare e të KED. Kryetarja e re KED, Vitore Tusha i nisi një letër Dvoranit, duke e informuar se ishte anëtarë i KED deri në fund të vitit 2020. 

Ilir Meta u angazhua kundër rikthimit të Dvorantit, edhe pse kjo çështje nuk ishte kompetencë e tij. Në këtë kushte, Meta pretendon se Yuri Kim e ka telefonuar duke i kërkuar të mos bënte zhurmë, pasi SHBA ‘di ca gjëra’ për të. 

Meta u shpreh mbrëmë se “Ajo më merr në telefon dhe më thotë “ti zotëri nesër mos bëj zhurmë po qe se këta e bëjnë kështu”. I them “moj zonjë ne kemi bërë një marrëveshje, se ky nuk është as anëtar i gjykatës së Lartë”. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo. Ambasadorja i thotë presidentit që dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini për mua i nxirrni i thashë, se unë nuk e shkel Kushtetutën. Çfarë ke ti për mua dhe çfarë ka Amerika për mua mund ta nxirrni dhe unë këtë vagabond dhe horr nuk e pranoj. Janë i kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë... Nëse ajo dëshiron të dalë në podium të bëjë fushatë me Ramën le të dalë ne do të mbrojmë zgjedhjet. I kam thënë Donld Lu, jo ti por Sekretari i Mbrojtjes që ka raketat bërthamore, edhe për atë nuk dua t’ja di nëse mendoj se kam të drejtë. Çfarë ka Amerika dhe BE për mua ti nxjerrin”. 

Në shkurt të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e renditi Ardian Dvoranin mes 12 kampionëve kundër korrupsionit në botë. Disa javë më pas, Dvorani u përfshi nga amerikanët edhe në listën kampionëve të reformës në drejtësi.  Vlerësimi i dytë i Dvoranit ishte një mesazh i qartë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët sulmojnë prej 10 vitesh ish-kreun e KED, duke e etiketuar edhe si simbol të kapjes dhe të dështimit, sipas tyre, të reformës në drejtësi.

Komento

Komente

  • Mooooss: 25/04/2021 02:15

    Vetëm me USA mos na prishni o politikan? Vetëm me USA-n jo se do na marre lumi! E patolerueshme cdo tentative për tu prishur marrdheniet me USA nga PD apo LSI apo cdo parti apo instituticon !

    Përgjigju
  • Iris: 25/04/2021 01:54

    Dje Likja tha qe ne 25 prill do te votojne deshmoret.Nje pyetje kam une per Meten dhe ndoshta e di pergjigjen:Tani e morrem vesh qe deshmoret kane per te votuar,po Zogu me Enverin do te votojne?A ka ndonje info.Meta te na e jape ??

    Përgjigju
  • Fshatari Cepanit: 24/04/2021 20:17

    Ne Guantanamo e ka vendin hajduti se ka ber trafik droge dhe ne USA

    Përgjigju
  • Pullumb lici: 24/04/2021 19:38

    Cdo gje do te shkoje normalisht

    Përgjigju
  • Fshatari Cepanit: 24/04/2021 19:26

    Like Pordha e ka vendin ne Guantamano se ka ber trafik droge ne USA

    Përgjigju
  • Berti: 24/04/2021 19:19

    Nervoziteti tregon qe po i afron burgu. Uroj qe dhe ti sekuestrohet pasuria qe ka ktij qeni.

    Përgjigju
  • Cubi: 24/04/2021 18:13

    Ushtari sali qenit eshte edhe ky kelysh. Po amerika se ca per keta lloj legenash po e genjen mendja te shkretin,se zati i ka ikur me koh. Qeni qenit.

    Përgjigju
    • Arbëri: 24/04/2021 18:32

      Priten arrestime shumë të bujshme gjat ditëve në vijim...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?