Futbollisti i Napolit Khvicha Kvaratskhelia

Prapaskena me fenomenin e ri të Seria A! Sarri i kërkoi drejtuesve ta blinin, por Juventus refuzoi Kvaratskhelia-n

14 Tetor 2022, 11:39| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 11:42

  • Share

Parapaskena inetresante janë zbuluar nga mediat italiane në lidhje me Khvicha Kvaratskhelia, futbollistin e Napolit që këtë sezon po mahnit jo vetëm Seria A, por të gjithë botën e futbollit.

Gjeorgjiani në 13 ndeshje me të kaltrit në të gjithë kompeticionet ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 7 asiste, por për më tepër ka bërë paraqitje brilante, duke ndihmuar tej mase shokët e skuadrës. Pikërisht në këto momente "Il Messaggero" ka zbuluar një prapaskenë të para 3 viteve kur trajner i Juventusit ishte Maurizio Sarri.

Italiani ua sugjeroi drejtuesve bardhezinj, por në atë periudhë u injorua. Ndërkohë verën që lam pas Guintoli, drejtori sportiv i Napolit, e pikasi dhe e mori nga Dinamo Batum për vetëm 10 milionë euro. Nëse nuk do ishte marrë në Gjeorgji, në krahasim me vlerat e lojtarit, me siguri çdo klub tjetër do kërkonte te 40 milionë eurot.

Për këto arsye te Napoli janë shumë të kënaqur, ndërsa tifozët kanë harruar shpejt të larguarin Lorenzo Insigne, i cili zgjodhi Toronto-n për 10 mln euro në sezon. Sakaq Sarri këtë verë i kishte kërkuar edhe Lazio-s ta blinte, por Napoli ndërkohë kishte përshpejtuar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?