Shqipëria ka realizuar fitoren e parë në garën për të qenë një shqiptar në postin e sekretarit të Përgjithshëm i OSBE-s.
Burime nga OSBE ne Vienë i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se Shqipëria e mundi Turqinë në një votim të brendshëm të kryer të nesërmen e takimit mes Ramës dhe Erdoganit në New York.
Pro paketës së Shqipërisë me në krye Igli Hasanin si Sekretar i Ri i Përgjithshëm i OSBE u shprehën 37 vende.
Të njëjtat burime tregojnë se 10 vende mes tyre Rusia, SHBA dhe Serbia (Holy See, Rusi, Bjellorusi, Spanjë, Mongoli, USA, Serbi, Hungari, Bosnje Hercegovinë, Azerbaxhan), nuk u shprehën për njërën apo tjetrën paketë, duke lënë të kuptohet se janë gati të shkojnë me kandidatin me paketën më të mbështetur që është ajo e Igli Hasanit.
Për paketën Turqi-Greqi u shprehën mbështetëse vetëm 8 vende (5 Azia qendrore, Portugali, Turqi, Greqi)
Në këto kushte pozicioni i Turqisë së mbështetur nga Greqia është vështirësuar shume dhe gjasat janë që ose Turqia duhet ti hapë rrugë kandidatit të Shqipërisë ose një kandidat i tretë, mund të përfitojë nga nëse ky ngërç zgjat deri në limitet kohore.
Fakti më interesant për të gjithë observatorët e brendshëm të procesit në Vjenë është se, pavarësisht kërkesës së Turqisë për t’i hapur rrugë, Shqipëria ka vazhduar t’i kërkoje të njëjtën gjë Turqisë, duke qenë se ka siguruar më shumë mbështetje sesa Turqia.
Ky qëndrim mesa duket nuk ka ndryshuar as pas takimit kokë me kokë të Presidentin Erdogan me kryeministrin Rama.
Nëse Rama do t’ia dalë në këtë lojë shahu me mikun e tij presidentin Erdogan, atëherë kjo pa-diskutim, do të jetë një tjetër arritje ndërkombëtare, që deri dje do të konsiderohej e paimagjinueshme për Shqipërinë.
Megjithatë, këtë herë jemi një lojë sa diplomatike e më së shumti, lobuese mes vendeve anëtare të OSBE- aspak të lehtë.
Burime nga OSBE ne Vjenë i thanë Top Channel, se Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, pa shumë zhurmë, prej shumë kohës është duke punuar për ambicien e drejtimit të OSBE-s.
Në kushtet kur marrëdhëniet turko-greke janë normalizuar, këto dy shtete vendosën të dalin me një kandidat të përbashkët për vendin vakant të sekretarit të përgjithshëm të OSBE-s. Turqia, Greqia, Serbia dhe Gjeorgjia propozuan ish ambasadorin Feridun Sinirlioğlu si sekretar të përgjithshëm ndërsa për kreun e ODIHR greken Maria Telalian.
Nga ana tjetër Shqipëria me mbështetjen e Holandës propozuan ministrin e punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani për postin e numrit një të OSBE-s dhe Christophe Kamp për në krye të ODIHR./ Top Channel