Prapaskenat e shkarkimit të kryepolicit, Rama: Gledis Nano më tha se do ta jepte dorëheqjen! Zhvillime të papëlqyeshme lidhur me policinë

17 Shtator 2022, 12:22| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 13:35

  • Share

Zhvillime të papëlqyeshme në policinë e shtetit kanë bërë që Kryeministri Rama t’i kërkojë dorëheqjen ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Ka qenë vetë Rama që e ka konfirmuar sot duke thënë gjithashtu se Nano i ka thënë se do ta japë dorëheqjen, por që rezultoi që nuk e dha më pas, duke bërë që qeveria ta shkarkojë.  

“Është e vërtetë që i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma konfirmoi se do ta jepte dorëheqjen të hënën, biseda u bë të shtunën, sepse ishim shumë të shqetësuar për disa zhvillime lidhur me rendin publik dhe me vetë policinë e shtetit. Kjo është e vërteta”, tha Rama.

Kujtojmë që Gledis Nano u shkarkua me vendim qeverie më 31 gusht me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vend të tij, u emërua Muhamet Rrumbullaku.

Gledis Nano u përfol fillimisht se kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Pas lajmeve që qarkulluan, Nano deklaroi për Report Tv se ai nuk ka dhënë dorëheqjen dhe as nuk kishte një vendim për t’u larguar. Ish drejtori Nano është një nga drejtuesit më afatshkurtër në detyrë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mafia: 18/09/2022 05:26

    Epo ta pranoje edhe vete qe ka shantazhuar tjetrin per tu dorehequr ljo eshte te dh..sha edhe shokun Enver!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?