Prapaskenat e vizitës së Erdogan në Tiranë, nga mbërritja me vonesë në Rinas, makina miliona euro e vajza që preket nga fjalimi i presidentit turk

18 Janar 2022, 18:15| Përditesimi: 18 Janar 2022, 18:20

  • Share

Protokolli shkelet edhe në nivelet më të larta. Ishte parashikuar që ceremonia pritëse e presidentit Turk Rexhep Taip Erdogan në Aeroprotin “Nënë Tereza” të ndodhte në 9.20. Nuk ndodhi kështu...

Pasi kaluan plot 60 minuta, pritjes i erdhi fundi...

Takimi nuk ishte aq zyrtar...Pas përshëndetjes me kokë edhe përqafim.

Edhe pse siguria ishte përtej parashikimit, ‘sulltani’ zgjodhi të surprizojë mikun e tij në Tiranë.

‘Mercedes-Maybach’ S600, 1.6 milion Euro, e blinduar dhe rezistente ndaj çdo sulmi me armë zjarri, kimike e biologjike. E njëjta me të cilin priti kryeministrin Rama në Turqi, në korrik të vitit 2016.

Hera e parë që presidenti i një superfuqie botërore si Turqia, u pa duke qeshur, ishte në Laç.

“E kam frikë përkthyesin se nuk e di si përkthen fjalët në turqisht, por duhet t’i besoj se unë turiqish nuk di dhe jam në një moshë të thyer për ta mësuar”, tha Rama.

Për tu siguruar, presidenti turk zgjodhi, jo një por dy përkthyes.

U prit me emocione edhe nga të pranishmit. Një vajzë e re është shfaqur e përlotur teksa Erdogan fliste.

Inaugurimi nuk mund të kryhet pa ndjekur zakonet. Siç e do tradita, kur ‘shkesi’ merr përsipër misionin, ai e çon deri në fund.

Rama batuta në apartament, tha me shaka se kishte qenë edhe ai bashkë me babanë e djalit për të kërkuar dorën e vajzës e se madje kishte dalë garantë për të në emër të Erdogan.

Çdo gjë duhet perfekte përpara së të mbërrij miku, prandaj edhe kryeministri Edi Rama, u kujdes vetë për të gjitha detajet.

“Më jepni një krehër” ishte kërkesa e Erdogan kur hyri në kryeministri...

Një dhuratë e personalizuar për vëllain turk, nuk do të mungonte...

Ora 18:00 ishte parashikuar largimi nga Shqipëria. Por mysafiri i madh turk nuk u shqetësua. Dy orë me vonesë, në 20:00 ai u nis drejt Turqisë.

Përgjatë vizitës 10 orëshe, mesazhet u përsëritën aq shpesh, sa lufta kundër Fetos, mbeti “Parulla” e ditës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?