Kreu i PD Lulzim Basha

Politikë

Prapaskenat/ Orët e 'revanshit' të mbrëmjes së 25 prillit, Lulzim Basha hapi shampanjën e preu tortën e fitores

5 Maj 2021, 07:15| Përditesimi: 5 Maj 2021, 07:18

  • Share

Lulzim Basha thotë se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij, ato janë vjedhur nga Partia Socialiste.

Por në fakt, deri në mesnatën e së dielës, Lulzim Basha mendonte ndryshe.

Sapo u publikua exit polli në TC nga Baton Haxhiu, i cili tregonte një rezultat të ngushtë dhe se në mënyrë surprizë PD kishte arritur të fitonte në Tiranë, Basha doli fytyrqeshur në një deklaratë për shtyp, ku thoshte se vullneti i popullit është në kutitë e votimit.

Pas deklaratës, sipas burimeve të sigurta të gazetës TemA, Basha ka hapur shampanjën në zyrën e vet, duke festuar me njerëzit e tij të ngushtë.

Madje, kanë prerë dhe ngrënë edhe tortën e fitores.

Ata kanë qenë të sigurtë për fitoren e zgjedhjeve dhe nuk e kanë përmbajtur dot veten, edhe pse numërimi i votave nuk kishte nisur ende, sa kanë nisur edhe të bëjnë planet se si do të ndajnë pushtetin.

Madje, sipas burimeve të gazetës, festa ka nisur edhe në televizionin e familjes Berisha, me në krye Çim Pekën dhe drejtuesit e tjerë, të cilët kanë hapur shishet me verë për fitoren e zgjedhjeve.

Por gjithçka ka marrë fund vetëm pak orë më pas, kur janë hapur kutitë e para dhe kur rezultati ka qenë dramatik për PD-në. /TemA

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?