Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes një videoje në rrjete sociale, duke e ironizuar se është pjesë e listës së mbyllur në Tiranë për shkak se ka frikë.
Në një postim në rrjete sociale, Basha thotë me ironi se 7x7 bëjnë 313, duke iu referuar burgut.
“Prapë kishte pyetur për mua. Në listë të hapur jam me Koalicionin Euroatlantik në Tiranë. Po ti mo Ramë ku je? Ke thënë se do të jesh në listë të hapur, nuk ishe as në Tiranë, as në Shkodër, Vlorë, Durrës, Fier. Ku je fut mo Ramë? Epike pasha zotin! Ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prapë shkon në listë të mbyllur. Apo ke naj frikë se frika të bën keq për gjumin, e di ti. Dhe nuk mu përgjigje se ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikatil ku të kanë mbetur shokët, ku i ke mo Ramë shokët. Sa bëjnë 7x7 mo Ramë, 313 aty ku ke shokët. Ku e ke lalin, Ilir Beqajn...Ama do më thuash, po Jyrgis Çyrbjan që nuk e zë më me gojë asnjëherë. Si ka mundësi. Kishte bërë votat me bandat në Durrës për ty dhe ti as emrin nuk ia zë në gojë.”, thotë Basha.
Lajmi kryesor:
REPLIKAT me VIDEO/ Basha-Ramës: Kishe pyet ku është Luli ë? Kryeministri: Na thave sytë, je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top
SI.E./r.k./ReportTv.al
