Deputetja e PD, Oriola Pampuri

Pr.buxheti 2024, deputetja e PD: Ramës nuk i interesojnë pensionistët, ka prioritet një grusht njerëzish që do t’u paguhen miliona euro PPP

14 Nëntor 2023, 14:43| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 14:44

  • Share

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka bërë një deklaratë për mediat lidhur me projektbuxhetin 2024, i cili deri më tani është diskutuar në komisionet online për shkak të kaosit që ka shkaktuar Rithemelimi. Pamupuri thotë se projektbuxheti 2024 nuk adreson nevojat bazë të pensionistëve, të cilët nuk po përballojnë dot më çmimet e rritura.

Pampuri tha se pensionistët do të marrin vetëm 500 lekë më shumë në muaj me fondit që është përcaktuar prej 38 mln eurosh.

Demokratja hodhi akuza ndaj Ramës se ka prioritet vetëm një grusht njerëzish që janë të lidhur me qeveritarët, të cilëve do t’u paguhen 134 milion euro PPP e koncesione.

DEKLARATA E ORJOLA PAMPURIT

Projekt-Buxheti për vitin 2024 për qytetarët, nuk adreson nevojat bazë të pensionistët, duke e lënë këtë shtresë të rëndësishme të shoqërisë në mjerim dhe në mbijetesë nën kufirin e varfërisë. Rreth 700 mijë pensionistë përballen çdo ditë me rritje të çmimeve të produkteve të shportës. Ndërkohë në tregjet e pakicës në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit vihet re rritje e çmimeve dhe rënie e fuqisë blerëse.

Kjo situatë tejet e vështirë, ia pamundëson pensionistëve në Shqipëri të përballojnë kostot minimale të jetesës, e cila vështirësohet më tej me kostot e shërbimit shëndetësor dhe trajtimit me medikamente. Kujtojmë që këtë vit, rritja e pensioneve ndodhi vetëm nga 1 tetori pra e shtrirë vetëm përgjatë tre muajve të fundit të vitit, duke bërë që kjo rritje të mos kompensojë as 1/3 e shpenzimeve vjetore të shtuara për shkak të rritjes së çmimeve nga inflacioni.

Po ashtu edhe për vitin 2024, qeveria nuk do të sigurojë një rritje reale për pensionistët, pasi fondi shtesë prej vetëm 38 milion euro, nëse do të nisi të shpërndahet që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të sigurojë një rritje vetëm me 2.4% të pensionit mesatar. Pra vetëm 500 lekë më shumë në muaj do ti shtohet pensionistëve sipas fondit shtesë për vitin 2024.   

Dukshëm kjo rritje nuk do të kompensojë as normën e inflacionit sipas parashikimit më optimist nga qeveria prej së paku 3.7% por dhe as kompensimin e rritjes reale të çmimeve të pritura për produktet bazë të shportës. Kjo qeveri në 10 vite nuk i ka mundësuar pensionistëve një jetë me dinjitet dhe mbështetje reale për nevojat e tyre. Pensionistët janë qytetarët më të rrezikuar ndaj varfërisë ekstreme, ku përgjatë viteve të fundit përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë në varfëri.

Kujtojmë se në një hark kohor vetëm 5 vjeçar, hendeku i midis pensionit mesatar dhe pagës mestare bruto është thelluar me 25%. Referuar të dhënave të INSTAT, nëse në vitin 2018, pensioni mesatar ishte afro sa 1/3 e pagës mesatare bruto, në gjysmën e parë të vitit 2023, hendeku është thelluar me ¼ e pagës mesatare bruto.

Po ashtu përgjatë vitit 2023 pagat u rritën mesatarisht me vetëm 2.15%.Ndërkohë çmimet e produkteve të shportës për vitin 2023 krahasuar me një vit më parë janë rritur mesatarisht 10-15% më shumë. Qartësisht për qeverinë më shumë se ¼ e popullsisë së vendit ose afro 700 mijë qytetarë nuk janë prioriteti i saj.

Por për qeverinë Rama janë një grusht njerëzish me interesa ngushtësisht të lidhura me qeveritarët ndaj të cilëve do tu paguhen plot 134 milion euro PPP e konçesione, ku vetëm në Shëndetësi janë 50 milion euro kontrata.  E për të mos mjaftuar qindra miliona euro të tjera do të shkojnë për lluks qeveritar, dhe shpenzime të tjera në dëm të interesit publik, duke nëpërkëmbur qytetarët dhe shtresat më në nevojë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 14/11/2023 14:57

    Para se te akuzoni mundohuni te justifikoni rroogen tuaj qe nuk beni asnje pune po nga mengjesi ne dark dilni neper kanale duke thene genjeshtra dhe shpifje.Per popullin dhe pensionistet i beni ato dhunime ne parlament o delenxhijt e opozites?Pensionistet nuk hapin dot telezizorin se vetem tym dhe flak shikojn nga kriminel Berisha dhe funderrinat e tjere si Gazmend Bardhi me shok!Ju doni vetem te dhkaterroni se jeni te dekraduar te gjithe moralisht dhe politikisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?