Pr/buxheti 2025 nesër në Kuvend/ Burimet: PS do refuzojë amendimet e PD, i quan 'provokime politike'! Zbulohet skenari nëse PD vijon kaosin

2 Dhjetor, 12:29| Përditesimi: 2 Dhjetor, 14:51

  • Share

Tirane-  Në kuvendin e Shqipërisë pritet të votohet nesëe buxheti nen për nen i vitit 2025, pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare.

Në seancën që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, rikthehet pas gati 1 viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak, Sali Berisha, i cili buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.

Tashmë në liri, Sali Berisha, teksa një ditë para njoftoi edhe 2 amendamente në buxhet me firmën e tij paralajmëron rikthim të fuqishëm në parlament

"Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Kështu që unë kthehem nesër në parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është!" 

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij.

Por Burime për Report tv, bëjnë me dije se mazhoranca pritet të refuzojë amendamentet e demokratëve dhe të ngrejë në seancë plenare kartonët e kuq.

Gjatë mbledhjes së grupit amendamentet e Partisë Demokratike janë konsideruar provokim politik nga socialistët, çka priret të reflektohet edhe në qëndrimin e tyre në seancë.

E teksa dinamika në parlament pritet të ndryshojë me rikthimin e Sali Berishës, në rast të ndonjë skenari kaotik, dhe moslejimi nga opozita të një seancë normale, do të kalohet direkt në votim. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?