Pr/buxheti 2025, PL denoncon: Qeveria i jep pjesën e luanit klientëve të saj dhe thërrimet qytetarëve

15 Nëntor, 09:46| Përditesimi: 15 Nëntor, 09:49

  • Share

Partia e Lirisë akuzon qeverinë se pr/buxhetin e vitit 2025 më i madhi ndonjëherë në vend nuk do ta çojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Në një postim në video nënkryetarja e kësaj partie, deputetja Erisa Xhixho  denoncon se pjesa më e madhe e këtij buxheti shkon për projekte infrastrukturore, tendera ku kostot fryhen në mënyrë fiktive, dhe paratë shkojnë aty ku kanë shkuar gjithnjë: në xhepat e klientëve të qeverisë.

“A e dini ku do të shkojnë paratë e qytetarëve me buxhetin e vitit 2025? Nje buxhet prej 8.2 miliardë euro, nuk do të shkojne per te përmirësuar jetën e qytetarëve. Pjesa më e madhe e parave publike shkon për projekte infrastrukturore, tendera ku kostot fryhen në mënyrë fiktive, dhe paratë shkojnë aty ku kanë shkuar gjithnjë: në xhepat e klientëve të qeverisë.

Me buxhetin e vitit 2025, qeveria i jep pjesën e luanit klientëve të saj dhe thërrimet qytetarëve. Qeveria ka parashikuar të shtojë: 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it, një aferë korruptive .1.9 miliardë lekë për koncesionin e sterilizimit perseri afere korruptive. 1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore, ndërkohë që mbetet fakt se qytetarët shqiptarë, 60% të shpenzimeve i paguajnë nga xhepi.1.3 miliardë lekë për inceneratorin fantazmë të Tiranës , megaaferen e shekullit ate te inceneratoreve'  denoncon Xhixho

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 15/11/2024 12:25

    Ohi fytyre jo vetem eshte si fytyre e tOpi xhizhos,por qenka e lehte nga mendja.Buxheti i shtetit shkon ne sto drejtime qe i sherbejne objektivave te zhvillimi te vendit.Pra ne interes te te gjithe shoqerise.Se sot ,ne kete sistem,kemi ndermarrje private,pra" oligarkesh",kjo eshte zgjedhje e vete popullit.Do te jetoje ne sistemin demokratik te prones private mbi mbetet e prodhimit.Pse ,po te ishte Topo Xhoexh kryetare qeverine,do te ushqejme shtresat e varferi e ne nevoje me buxheti e shtetit?Ju,d.m.th.P...i i Lirise,PD,PS,etj,etj na mbushet mendjen ne ,popullit,se shoqerine oligarkike demokratike eshte sistemi me i mire shoqeror.Tani qe iu rane pulat,doni vitet e te varferve ,duke iu sa te hallin.Po vehten e keni pare ku jeni?Te pasteuar me vjedhje e korrupsion.Shembull tipit eshte i Likes dhe Mona,ndjekur nga Pirro Xhixho dhe e bije,Topo Xhixho.

    Përgjigju
  • Prtyuio: 15/11/2024 10:30

    Obobo doli kjo ftyra qe nuk ka lan gja pa ba me ne shpin toks me poshtersina me LSI e ju hap barku per popullin tone!!!! tesh vjen Funi botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?